Kafe e çaj për trurin dhe zemrën

Studimet e mëparshme kanë gjetur se çaji jeshil ul rrezikun e sëmundjes së zemrës. Tani, një studim i ri tregon se njerëzit që pinë çdo ditë çaj jeshil kafe-mengjesiiose kafe ulin rrezikun e prekjes nga goditja në tru. Autorët e studimit intervistuan më shumë se 83 mijë persona në Japoni mbi konsumimin e këtyre pijeve dhe pastaj i vëzhguan ata për 13 vjet.

Rezultatet e studimit u botuan në “Stroke” – revistë e shoqatës amerikane të zemrës. Autorët gjetën se pjesëmarrësit që pinin një filxhan kafe ose dy gota çaj të gjelbër çdo ditë ulnin rrezikun e goditjes në tru  nga 20 % deri 30 %, në krahasim me ata që i pinin rrallë ato. Dhe ndërsa sasia këtyre pijeve të konsumuara u rrit, rreziqet e një goditjeje në tru u pakësuan edhe më shumë. Autorët e studimit arrijnë në përfundimin se përfshirja e çajit jeshil ose kafesë në dietën e përditshme është një hap i vogël, por pozitiv në ndihmë të parandalimit të goditjeve në tru dhe sëmundjeve të zemrës (VOA)

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim