Kafja ul rrezikun e diabetit, ja sa filxhanë duhet të pini çdo ditë

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Konsumimi i 3 ose 4 filxhanëve kafe në ditë ul rrezikun e zhvillimit të diabetit tip 2, sugjerojnë shkencëtarët.

Ata arritën në këtë përfundim pas një hulumtimi shkencor që iu është bërë 30 studimeve të mëparshme, ku janë përfshirë gati 1.2 milionë njerëz.

Studimi është drejtuar nga hulumtuesit shkencorë të Institutit për Kërkimet Shkencore të Kafes, që është themeluar në vitin 1990. Rezultatet e studimit u publikuan gjatë një takimi të realizuar në Berlin nga Shoqata Evropiane për Studimet mbi Diabetin. Shkencëtarët zbuluan se konsumi i 3 filxhanëve kafe ul rrezikun e zhvillimit të diabetit me 27%.

Drejtuesi i këtij studimi, dr. Mattias Carlström, tregon se lidhja mes kafes dhe diabetit vlen për të dyja gjinitë, megjithatë efektet pozitive janë  është pak më të dukshme te gratë.

Shkencëtarët mendojnë se këto efekte vijnë si pasojë e substancave të kafes, si trigonelinë, kafestol, acid kafeik dhe acid klorogjenik, substanca këto shumë të rëndësishme për organizmin, dhe vetive anti-inflamatore dhe antioksiduese të kafes.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç