Kajsia është një nga frutat më të shijshme, shumë e pasur me vitaminën A e njohur si vitaminë antianemike dhe forcëdhënëse.
Rreth viteve 1930 shumë shkencëtarë mbronin tezën se aktiviteti regjenerues i rruazave të kuqe nga kajsia, ishte i njëjtë me aktivitetin endogjen të mëlçisë.
Përveç vitaminës A, kajsia përmban dhe vitaminë C, shumë kalium (i domosdoshëm në verë), hekur, kalcium, fosfor, magnez, selen që të gjitha molekula antioksiduese që luftojnë radikalet e lira.
Produktet e blera përmbajnë vetëm një (ose pak më shumë) molekula antioksiduese. Kajsia përmban dhjetë të tilla, por ndoshta edhe 100 duke konsideruar faktin që fotokimia nuk i ka zbuluar ende të gjitha.
Kajsia është frut që mund dhe duhet të përdoret nga të gjithë, por veçanërisht për duhanpirësit pasi ajo të mbron nga kanceri në mushkëri.
Shumë e mirë është edhe kajsia e thatë e cila e ruan të paprekshëm vitaminën A, e meta e vetme: mbart anhidritin sulfurik. /Dr. Ciro Vestita


