Kakao rrit vëmendjen intelektuale

cacaoPërdorimi i kakaos ndihmon për të rivendosur gjallërinë intelektuale te njerëzit me aftësi të kufizuara njohëse, thuhet në një studim të ri të shkencëtarëve italianë.

Kakao është i pasur me flavanol. Flavanoli mund të jetë pjesë e një qasjeje dietike në ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit kardiovaskular dhe atë të trurit. Prodhimet që përmbajnë 80 % kakao këshillohen të përdoren.

90 njerëz të moshuar me dëmtime të vogla njohëse u morën në analizë. Për rreth 8 javë, tri grupet kanë marrë kakao me nivele të ndryshme të flavanolit (të lartë, të mesëm dhe të ulët). Grupi që mori kakao me përmbajtje të lartë flavanoli realizoi një performansë më të mirë se të tjerët për sa u përket testeve të vëmendjes dhe reflektimit.

Ky përfundim u arrit nga studiuesit italianë të Universitetit të Aquilas, transmeton Telegrafi. Shkencëtarët kanë bërë me dije se kakaoja është përbërësi numër një për të përforcuar trurin. Marrja e sasisë së kakaos duhet të jetë e përditshme, që edhe truri juaj të punojë në gjendje të rregullt.

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Njerëzit kanë një set të tretë dhëmbësh dhe mjekësia e re mund t'i ndihmojë të dalin
Robotë shtatzënë? Shpikja e radhës e Inteligjencës Artificiale, që sfidon kufijtë e njerëzores
Jeni të shëndoshë dhe keni vështirësi për të humbur peshë? Shkencëtarët mendojnë se e dinë pse.
Studimi amerikan zbulon tetë zakone që ju zgjasin jetën deri në 24 vjet