Kaldajat me bërsi, alternativa e re për bizneset

Nga Rita Strakosha

Prej disa vitesh sera e pulari në Shqipëri kanë filluar të përdorin për ngrohje kaldajat me bërsi ulliri, si alternativa më të lira për ngrohje. Pularia e Durim Sinanajt, e cila furnizon gjithë zonën e Fierit me zogj, është një e tillë. Siç sqaron Sinanaj, kaldajës iu blenë pjesët (inoksi, llamarina, elektromotorri shnek) e Pulariau montuan në vend, në bazë të një projekti grek të aplikuar dhe nga biznese të tjera. Sipas tij, ka të paktën 7 biznese të njohura prej tij që përdorin kaldaja të tilla. Kaldaja realizon qarkullimin e ajrit brenda për brenda kompleksit, por kërkon tension elektrik të plotë 24 orë.

Në dhjetor-shkurt blihet lënda e parë e kaldajës, bërsitë, të cilat pastaj magazinohen për tu përdorur gjithë vitin. Me një kaldajë ngrohen 4000 m3 ambjente, ku zogjtë kërkojnë temperatura 33-35 oC.

Ka biznese të cilat furnizojnë e instalojnë kaldaja të tilla, ka pasur dhe projekte të financuara nga donatorë, si ai i USAID-it. Kjo e fundit ka llogaritur se me çmimin 100 $/ton bërsi kursen 50% të shpenzimeve të ngrohjes.

Serat janë nxitur drejt kësaj energjie alternative nisur nga çmimet e larta të naftës. Por me një vendim të fundit qeveria ka vendosur të subvencionojë përdorimin e naftës për serat, duke hequr detyrimin e pagimit të akcizës e të taksës së qarkullimit. Ky subvencionim mund të zbrapsë serat nga përdorimi i energjive alternative të pastra si bërsia, ndërkohë që është vetëm zgjidhje e përkohshme për çmimin e lartë të naftës.

Çmimi i naftës perspektivat afatgjata i ka në rritje për shkak të pikut të naftës e të kostove klimatike në rritje të gazrave serë. Prandaj subvencionimi i saj është një strategji afatshkurtër. Ndërkohë këto fonde subvencionimi mund të përdoreshin për të nxitur përhapjen e përdorimit të energjive alternative, si kaldajat e bërsive.

Postime të ngjashme

Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Prediabeti
Çfarë duhet të bëjë një pacient nëse diagnostikohet me prediabet
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh