Kalo mesazh për popullin: Ju rikujtoj, beteja me “armikun e padukshëm” nuk ka përfunduar

Mjeku Tritan Kalo pasi kritikon grumbullimet masive gjatë fushatës elektorale u kërkon qytetarëve që të zbatojnë masat anti-covid duke respektuar rregullat, pasi beteja me “armikun e padukshëm” nuk ka përfunduar.

“Kohë kovidiane…. 28.04.2021…. rikujtesë….Beteja me “armikun e padukshëm”, me “flamën mbarëbotërore”  atë të Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19 nuk ka përfunduar….Rënia e përkujdesit ndaj vetes dhe atyre që gjallojnë  pranë nesh, nënvlerësimi i trinomit mjaft ndihmues për suskesin tonë në këtë betejë: MHD (Maskë, Higjenë dhe Distancim fizik), si dhe hezitimi për t’u vaksinuar për shkak edhe të tollovisë informuese në lidhje me këtë proçes, e bën iminent rrezikun e një rigjallërimi të rasteve të infeksioneve nga virusi jetëlëndues dhe jetëmarrës i Sars-Cov2/Covid-19….

Eksperienca botërore flet në këtë drejtim dhe Grumbullimet masive gjatë fushatës zgjedhore të 25 Priilit dhe pas saj nga të gjitha forcat politike, duke mos i respektuar rregullat për kufizimin e përhapjes së infeksionit Covid-19, më shtyn të shkruaj këtë postim….Vetndërgjegësimi dhe vetkujdesja mbeten thelbësore në suksesin përfundimtar të betejës kundër Covid-19….

T’i japim mundësi vetes si dhe të afërmve tanë, sidomos brezit të tretë e fëmijve tanë që më shumë i vuajtën këto 16 muaj të kufizimeve të imponuara nga Pandemija e Covid-19, të rëlaksohen dhe përftojnë nga bukuria e mirësia e Pranverës e Verës së këtij vendi të bekuar, të Atdheut tonë të përbashkët, Nënëlokes Shqipëri….Në çdo minutë ne jemi aty në krye të detyrës, që të përkujdesemi për shëndetin dhe jetët tuaja…. Together forever!!!” shkruan ai.

Postime të ngjashme

Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca