Kalo mesazh qytetarëve: Respektoni me bindje këshillat tona, kujdesuni edhe më shumë për veten tuaj

Mjeku i njohur Tritan Kalo me një postim në rrjetet sociale i drejtohet çdo qytetari që të respektojë masat e distancimit social, si e vetmja mënyrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Duke marrë parasysh faktin që në orët e lejuara të lëvizjes, rrugët tejmbushen, ai apelon për shumë kujdes.

Postimi i plotë: 

SHPRESOJ SOT MË SHUMË se sa DJE, që MESAZHI i “Distancimit social” ka filluar pak nga pak të DËGJOHET….Rruga “Muhamet Gjollesha” dhe ajo e “Kavajës” dje rreth orës 15:30, gëlonin nga “tufa-tufa zerdeli” te rinjsh e të rejash dhe jo vetëm ata por edhe të moshuar, ndërsa SOT ato në të njejtën orë ishin bosh….

Bashkëatdhetarë, ju duam, ju ndihmojmë, ju dëgjojmë dhe do t’ju gjindemi gjithmonë pranë kur JU të keni nevojë për NE, por edhe Ju duhet të kuptoni lodhjen e mundimin tonë e mbi të gjitha, rrezikun infektimit me të cilin përballet vetë stafi mjeksor duke u përkujdesur për ju…

RESPEKTONI me bindje këshillat tona….KUJDESUNI edhe më shumë për veten tuaj…. Me MIRËKUPTIM dhe me MIRËBESIM ndaj njëri tjetrit, ne patjetër do t’ja dalim mbanë!!!…We will win that war with an invisible enemy!!!…God bless Albania and Albanians!!!

Postime të ngjashme

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç