Kam dhimbje mesi. Ç’më këshilloni?

Përshëndetje! Ju falënderoj për këshillat tuaja të shumta. Jam shtatzënë në muajin e katërt. Punoj në zyrë dhe jam rreth 8 orë në qëndrim ulur. Që nga fundi i muajit të dytë kam pasur hera-herës dhimbje të kërbishtes.

Aktualisht e ndiej shumë dhimbjen e mesit dhe shpesh kur bëj ndonjë punë në këmbë (laj enët për shembull) kam një dhimbje të madhe në mes dhe e ndiej dhimbje dhe si shpim…

Nuk e di nëse është thjesht normale për shtatzëninë apo është diçka për t’u shqetësuar?
Po pyes pasi kam menduar se dhimbjet e mesit janë të muajve të mëvonë. Gjithashtu duhet të qartësoj se kam një skoliozë pak mbi pjesën e mesit. Mundohem që çdo ditë të eci të paktën 30 minuta. Shumë më thonë se nuk duhet të eci aq shumë, por edhe qëndrimi ulur më lodh shumë… Ju lutem, mund të më jepni ndonjë sugjerim? Faleminderit!

Përgjigjet mjekja reumatologe Julia Kollçaku

Skolioza e justifikon një dhimbje të mesit, sidomos kur personat rrinë për orë të tëra në karrige. Këshilla e parë është që duhet të rrinë korrekt në karrige. Jo në një mënyrë që të mënjanohet majtas ose djathtas. Duhet të ketë problem me spondiliartrozën e mesit. I këshillojmë që të mos ngrejë pesha dhe të mos qëndrojë për një kohë të gjatë në të njëjtin pozicion pa lëvizur. Të çohet çdo një orë nga karrigia. Duhet pyetur edhe për problemet me zorrën e trashë. Nëse ka probleme me kolitin apo jo. Gjëja më e mirë është kontakti me mjekun specialist./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave