Kam dhimbje të forta në vesh, ç’të bëj?

Doktor, kam dhimbje të paparë në vesh të djathtë. As ilaçet, as gjilpërat, asgjë nuk më ndihmon. Kam tre ditë që kam dhimbje shumë të forta, dhimbjet  i degjimi veshkam që nga fëmijëria

Përgjigjja nga Bledi Nini, mjek ORL

Megjithëse pacienti nuk është shumë i qartë në ankesën e tij,mund të them se dhimbja e veshit është shenjë e inflamacionit të veshit. Inflamacioni mund të prekë kanalin e jashtëm të dëgjimit e në këto raste kemi të bëjmë me otitin e jashtëm(otitis ekstern) ose mund të prekë veshin e mesëm (otitis media).

Në rastin e parë mundet që megjithë antibiotikun e përdorur dhimbja të mos qetësohet sepse ky infeksion i përgjigjet më mirë mjekimit lokal sesa përdorimit të antibiotikut.

Por gjithsesi është e domosdoshme kontakti i menjëhershëm me mjekun orl,për të vendosur diagnozën dhe për të shëruar patologjinë!

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni