Kam gjakderdhje dhe dhimbje nga zorra e trashë…

 

Kam dhimbje të forta të zorrës së trashë, aq sa qaj kur dal jashtë, edhe pse nuk i ha asnjëherë ushqimet e thata. Veç dhimbjeve kam edhe gjakderdhje, si edhe temperaturë. Ju lutem, më ndihmoni me ndonjë këshillë, sepse jam vërtet shumë keq.

Përgjigjet Nevila Lengu, mjeke gastrohepatologe, në Poliklinikën e Specialiteteve nr.1

Së pari për një lehtësim sa më të shpejtë, do t’ju rekomandoja laksativët. Do të ishte mirë të merrnit psylloial 20 paketa, 2 herë në ditë. 1 paketë të tretur në ujë paradite dhe 1 pasdite. Së dyti, është shumë e rëndësishme të zbulohet shkaku i ankesave tuaja. Për këtë arsye do t’ju rekomandoja që së pari të bëni një analizë gjaku komplet, një analizë urine, eko abdominale dhe kolonoskopi. Në fund, me marrjen e përgjigjes është e rëndësishme që të konsultohen me mjekun e familjes e më pas me mjekun specialist lidhur me rezultatet e dala, në mënyrë që të mund të merrni mjekimin e duhur për problemin që keni. Ju këshilloj të mos e lini pas dore çështjen edhe nëse pas laksativëve situata qetësohet. Gjakderdhja jo rrallë është tregues i problemeve të rëndësishme të shëndetit./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?