Kam kaluar pielonefrit akut para disa vitesh. Hera-herës kam një dhimbje veshkash por analizat e urinës më dalin të pastra. A është shqetësuese?

Përgjigjet për gazetën “Shëndet+” mjeku nefrolog Alketa Koroshi

Pielonefriti është inflamacion i veshkave. Është sëmundje inflamatore mikrobiale. Zakonisht shkaktohet nga E.coli, në 80% të rasteve. Mund të jetë kronik, mund të jenë akut, mund të jetë dhe kronik i riakutizuar. Domethënë, herë pas here mund të riakutizohet. Kur pielonefriti është simptomatik, jep dhimbje, temperaturë, dhimbje mesi, çrregullime gjatë urinimit.

veshkatNë këto raste zakonisht shoqërohet edhe me analiza të urinës që janë të ngarkuara me mikrobe dhe me leukocide. Por meqë ka simptoma të tilla, si dhe të shoqëruara dhe me analiza të urinës me mikrobe dhe me leukocide, atëherë duhet bërë mjekimi me antibiotik. Pielonefriti si rregull mjekohet ndryshe nga cistitet, sepse mjekohet me doza intensive dhe të zgjatura që vazhdojnë 4-6 javë. Sepse, nëse nuk e mjekon mirë pielonefritin, ai rrezikon ta nxjerrë jashtë loje veshkën dhe të çojë në insuficencë renale. Ne kemi shumë të sëmurë që kanë insuficencë renale për shkak të pielonefritit që kanë kaluar para disa viteve dhe që ka riakutizuar herë pas here.

Ndryshe nga cistitet që janë infeksione të rrugëve të poshtme urinare, kanë shenja shumë të shprehura të fenomeneve të djegieve, të urinimit natën, të mosmbajtjes së urinës, por nuk kanë temperaturë. Ndërsa pielonefritet kanë temperaturë. Po të jetë temperaturë më e lartë se 38 gradë, dyshimi duhet të jetë më i madh për pielonefritet. Pra, në këto raste pielonefritet duhen mjekuar mirë.

Por në disa raste pielonefritet janë pa simptoma të shprehura. Te gratë shtatzënë duhet të kemi kujdes. Në rastet kur analizat e urinës janë të ngarkuara me mikrobe, por nuk ka shenja, i sëmuri nuk mjekohet. Sepse është parë që është njësoj, si ta mjekosh, si mos ta mjekosh. Te gratë me barrë, edhe pse nuk ka simptoma, duhet mjekuar mirë për arsye se këto rrezikojnë të bëjnë një pielonefrit simptomatik, lindje të parakohshme dhe të rrezikojnë edhe jetën e gruas.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?