Kam kryer marrëdhënie në ditët e ovulacionit. A mund të jem shtatzënë?

Jam 19 vjeç dhe kam patur marrëdhënie pa mbrojtje në kohën e ovulacionit. Cikli më erdhi dy ditë më herët dhe ditën e parë kisha vetëm disa pika gjaku, ndërsa ditët më pas vetëm  pak dhe njolla kafe. Kohët e fundit kam shtuar dhe në peshë, ndihem e fryrë, kam dhimbje koke dhe ndiej nevojë për të vjellë. A ekziston mundësia të kem mbetur shtatzënë?

Përgjigjet Lindita Myzyri, mjeke gjinekologe në Qendrën Shëndetësore Nr.3, Tiranë.

Duhet të bëjë patjetër një test shtatzënie. Nga përshkrimi mund të them se ekziston me 80% mundësia që vajza të jetë shtatzënë. Kjo sepse ka bërë jetë seksuale në kohën e ovulacionit dhe cikli nuk i ka ardhur normalisht.  Duhet të bëjë patjetër një test, eko apo vizitë gjinekologjike./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?