Kam një gungë në testikuj

Evin Dani (2)Përshëndetje, doktor! Jam një 20-vjeçar dhe muajve të fundit kam dyshime se në testikujt e mi, më saktë në të majtin, vërej sikur kam një gungë në brendësi, por kur e prek sikur nuk vërehet dhe nuk më shkakton fare dhimbje apo probleme. Dëshiroj të di nëse është diçka shqetësuese ose a keni ndonjë rekomandim përpos vizitave mjekësore?

Përgjigjja nga dr. Evin Dani, mjek androlog (Poliklinika Qendrore numër 3, Tiranë)

Mua më bëhet shumë qejfi që një djalë i ri kontrollon testet e tij. Kjo është diçka që duhet ta bëjë çdo mashkull. Vetëkontrolli i testeve është një nga udhëzimet kryesore që ne rekomandojmë dhe që rekomandohet edhe në botë, siç është vetëkontrolli i gjirit tek femrat.

Nëpërmjet vetëkontrollit, i cili mund të bëhet diku para ose pas dushit, mashkulli mund të parandalojë sëmundje të rëndë, siç është kanceri i testit i cili për fat të keq prek moshat e reja (16-36 vjeç). Për rastin konkret mund të them që më mirë një gjë e dyshimtë sesa një gjë të nënvleftësuar dhe e lënë mënjanë.  Mesa po kuptoj, këtu mund të kemi një problem që është varigocela. Varigocela është një patologji shumë e shpeshtë tek meshkujt, duke zënë gati 15% të rasteve, e cila bëhet shkak për dëmtimin e spermatogenezës (prodhimit të spermatozoideve) dhe ne i konstatojmë shpesh dhe me përqindje shumë të madhe tek meshkujt të cilët nuk kanë fëmijë, pikërisht për arsyen se dëmton spermatozoidet. Në rastin konkret dyshimi që ka djali, unë do ta pres me shumë interes që të realizojmë një vizitë në poliklinikën qendrore numër 3, për ta qetësuar.  Ndoshta nuk është diçka shqetësuese, por ndoshta mund të kapim një patologji tjetër që është serioze siç është patologjia e varigocelës (në bazë të ankesave), e cila nuk sjell dhembje apo shqetësime, por bëhet shkak për dëmtimin e spermatozoideve dhe jep pasoja më vonë.

Postime të ngjashme

Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin