Kam një kist në gjoks, a ka zgjidhje?

Në vitin 2008 u operova në gjoksin e majtë nga një kist. Mbas një viti ndjeva një dhimbje poshtë atij gjiri që operova, e cila nuk ishte e shpeshtë, por shpuese dhe djegëse. Diçka më mblidhej, nje mase e fortë sa një gisht dhe, kur i bëja masazh, u rindertimi i gjoksitqetësonte dhe u shpërndante. Kjo ndodhte 1 herë në 5-6 muaj derisa në vitin 2009 doli në grafi një masë e rrumbullaket dhe doktorët më thanë që është një plevit e vjetër dhe nuk përbën rrezik. Unë çdo 6 muaj bëra për 2 vjet me radhë grafi dhe skaner dhe nuk kishte lëvizur kjo masë dhe as nuk ishte rritur.

Në nëntor të vitit 2014 vura re që masa u rrit. Shqetësime kam me raste, dhe jo në mënyrë konstante. Unë kam edhe në mëlçi një kist që më thanë që nuk është problem se zhduket vetë.

Doja t’ju pyesja, a ka ndonjë ilaç për këta kiste që të zhduken se atë poshtë gjirit e kam 2.5 mm tani në vitin 2015?

Ju lutem më ktheni një përgjigje se jam shumë e shqetësuar. Faleminderit paraprakisht.

 

Nga mjekja Kozeta Mustafaraj

Një kist 2.5mm nuk është problem. Ajo çka rekomandohet, është kontrolli i herëpashershëm i gjirit. Nuk është e nevojshme të trajtohet.

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë