Kam shpesh problem me marramendjen, do të doja ndonjë këshillë për këtë problem?

Përgjigjet mjekja ORL, Anjeza Kuçi

Te pacientët që kanë marramendje dhe kanë sëmundje sistemike, do të rekomandoja që t’i mbanin nën kontroll sëmundjet sistemike që kanë. Pra, pacientët që kanë tension, diabet, probleme të shtyllës kurrizore, apo dhe probleme autoimunime që prekin veshin e mesëm, si: artriti rheumatoid, spondiliatroza, sëmundje të tjera reumatizmale, që shoqërohen me prekje të veshit të mesëm. Këta pacientë të bëjnë një kontroll periodik te mjeku dhe të mos dalin në temperature të larta. Tani që nisin dhe pushimet, të bëjnë kujdes që të mos ekspozohen gjatë pikut të vapës.

Kur kemi një krizë duhet të paraqitemi në urgjencë për të bërë matjen e parametrave vitale, për të përcaktuar nëse është një sëmundje centrale, pra një patologji centrale si nga truri a po vjen ne kuadrin e semundjeve të tjera sistemike.Dhe në momentin që ngelet një sëmundje periferike do kalojë nga mjeku ORL për të parë pjesën e marramendjes që vjen nga veshi i brendshëm apo i mesëm.

Diagnostikimibehet me otoscopi, audiogramë dhe videonistagmografi që është metoda e fundit ekzaminuese për të ndarë një patologji centrale me një periferike nga veshi.

Për pacientët e diagnostikuar me problem të veshit të brendshëm, e cila nuk na kompromenton jetën, por është sëmundje kronike, do t’u sugjeroja që të bënin një jetë sa më të shëndetshme gjatë periudhës së plazhit dhe dieta që do rekomandoja është:
Dietë pa alkool, duhan, pa kripë dhe pa kafeine, pra një përdorim sa më të reduktuar të kripës dhe substancave me kafeinë si kafe, çajra të ndryshëm, koka kola, çokollatë, pije
energjike etj./Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Kirurgu: Plumbat e gomës mund të invalidizojnë, policia të ndërpresë përdorimin e tyre
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë
Plumbat e gomës: çfarë janë dhe sa të rrezikshme janë për shëndetin?
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës