Kampi veror “Kundër Gjuhës së Urrejtjes”, edukimi i të rinjve mbi Të Drejtat e Njeriut

brisi-9

Elena Beta, gazeta “Shendet +”

Kampi veror “Kundër Gjuhes se Urrejtjes”, organizuar nga Qendra Rinore ‘Epoka e Re’ Fier dhe i financuar nga Keshilli i Europes u mbajt në datat 05-10 Shtator 2016, në plazhin e Zvernecit, Vlorë.

Ky kamp që mblodhi një numër të madh të rinjsh për disa ditë me rradhë, kishte në fokus “Lëvizjen Kundër Gjuhës së Urrejtjes” dhe synimi kryesor ishte ta luftonte atë përmes edukimit të të rinjve mbi të drejtat e njeriut. Të rinjtë që morrën pjesë në kamp vinin nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe patën  mundësinë të trajnohen lidhur me  tema si: Demokracia dhe pjesmarrja, diskriminimi, barazia gjinore dhe aktivizmi rinor.

“Pritshmëritë që ne si qëndër kishim lidhur me angazhimin dhe përfshirjen e të rinjve pjesëmarrës në kamp mund të them se u tejkaluan. Gjatë ditëve të kampit u vu re një bashkëpunim shumë i mirë në mesin e pjesëmarrësve dhe interes në të gjitha sesionet që u mbajtën nga trajnuesit.

bris3Qëllimi i organizimit të këtij kampi ishte që këta të rinj, përveç angazhimit dhe njohurive të reja, të shperndajnë fushaten “No hate speech” në qytet e tyre si Roskoveci, Fieri, Lushnja, Balleshi, Skrapari, Vlora, Berati apo Kuçova ku mudn të themi se nevoja për parandalimin e gjuhës së urrejtjes është e madhe”, tha për gazetën “Shëndet+” Brisida Hasaj, koordinatore e programit si dhe pjesë e stafit të  Qendrës Rinore ‘Epoka e Re’ Fier.

 

Postime të ngjashme

Zë dhe Impakt: Fuqizimi i Këshillave Rinorë për ndryshim në Komunitet
Dokument politik: Forcimi i Strukturave Rinore Lokale në Shqipëri
Shenjat paralajmëruese të kancerit kolorektal tek të rinjtë
Sëmundjet e zemrës tek të rinjtë, mjeku: Shkak mungesa e aktivitetit fizik dhe lëndët narkotike
“Sindroma e vdekjes së papritur” mjekja kardiologe apel të rinjve: Mos neglizhoni kontrollet, kujdes me pijet dhe lëndët narkotike
Intoksikimi nga alkooli, mjekja: Nuk duhen miksuar pijet
Projekti “In touch”, një platformë mundësuese për të rinjtë me aftësi të kufizuara!
Nga ideja në biznes: Projekti "YEeS" ndihmon 1000 të rinj të ndërtojnë karrierat e tyre sipërmarrëse