Kryefaqja Aktualitet Kampi veror “Te Stela”, më tepër se thjesht argëtim për fëmijët

Kampi veror “Te Stela”, më tepër se thjesht argëtim për fëmijët

7
Shpërndaje

kampi veror te stela 111Bisedoi: Elona Tereziu

Kampet verore janë një zgjidhje ideale për fëmijët. Jo thjesht në kuptimin e argëtimit dhe pushimit, por edhe për ta bërë rritjen e tyre më të shëndetshme si në anën fizike, edhe në atë mendore.

“Te Stela Resort” organizon çdo vit kampin veror për fëmijë, kamp i cili përfshin një sërë shërbimesh si: pishina, kërcime, karaoke, sporte, pikturë etj. Një zgjidhje ideale për prindërit që janë në punë, por gjithashtu një mënyrë që fëmijët të kalojnë një verë të bukur dhe të gëzuar.

Endrit Llabut, ideues dhe përgjegjës i kampit veror “Te Stela”, tregon më shumë lidhur me mënyrën se si funksionon kampi dhe ç’duhet të dinë të gjithë prindërit që dëshirojnë t’i regjistrojnë fëmijët e tyre aty. Lajmi më i mirë? Këtë vit, për herë të parë, kampi veror do të zgjasë deri në fund të gushtit.

Te Stela Kampi Veror 2

Endrit, si nis dita në kampin veror “Te Stela”?

Gjithçka nis me transportin e fëmijëve nga ora 08:00 deri në 09:00. Janë animatorët ata që bëjnë mbledhjen e fëmijëve në Tiranë dhe në orën 9:00, të gjithë janë në kamp për t’u ndarë në grupe sipas grupmoshave (6-8 vjeç, 9-11 vjeç, 12-14 vjeç) dhe më pas bëhen gati për të konsumuar vaktin e mëngjesit.

Aktiviteti pasues është pishinat verore, ku fëmijët qëndrojnë deri në orën11:30. Sigurisht, kjo realizohet me intervale: 20 minuta në ujë nën mbikëqyrjen strikte të animatorëve dhe 10 pushim duke marrë rreze diellore.

Në orën 12:00 është dreka dhe pas saj janë lojërat e qeta, që ne i quajmë lojërat e tavolinës.

Por nuk mbaron këtu, pasi këto lojëra pasohen nga lojërat me animatorët, ku fëmijët argëtohen edhe më shumë, pasi përfshihen aktivitete të ndryshme të tilla, si: lojëra dinamike, sfida, argetuese, kërcime të animuara, dinamika grupi, karaoke etj. Ndërkohë që ora 14:30-15:30 është programuar për kurset që ne ofrojmë. Aktualisht “Te Stela” ofrohen 5 kurse të ndryshme ditore ku fëmijët bëjnë zgjedhjet e tyre se në cilin kurs duan të marrin pjesë: not, kick-boxing, ping-pong, zumba dhe pikturë.

Ora 15:30-16:00 është përgatitja për t’u larguar dhe transporti në kthim nga ora 16:00-17:00. Kështu mbyllet dhe një ditë tip në kampin tonë.

Te Stela Kampi Veror 10

Cila është mosha e pranimeve dhe çfarë duhet të dijë paraprakisht një prind?

Mosha e fëmijëve që mund të marrin pjesë në kampin veror është 6 – 14 vjeç. Për të bërë regjistrimin prindi duhet të paraqitet pranë ambienteve “Te Stela Resort” për të plotësuar një formular mbi të dhënat e fëmijës, ku bashkangjitur duhet të dorëzojë edhe një raport mjekësor nga mjeku i familjes. Qëllimi i këtij raporti është të dihet nëse fëmija është i shëndetshëm ose jo, nëse ka problem përsa i përket alergjive ushqimore, nëse është i aftë të përballojë aktivitet fizik etj. Në këtë mënyrë edhe ne e dimë se si duhet të punojmë me atë fëmijë. Këtu duhet të theksoj se abonimet mund të bëhen nga kushdo dhe ato mund të jenë ditore, javore ose mujore.

Cilat janë risitë nga kampi veror “Te Stela”? Çfarë është e veçantë për këtë vit?

Çdo vit ka të veçantat e veta. Gjithsesi, së fundmi programit i janë shtuar kurset kick-boxing, kangoo jump dhe piktura. Jemi përpjekur që çdo vit të sjellim gjëra të reja për fëmijët. Në mënyrë që të ruajmë standarde në shërbim, nuk kemi ndryshuar vetëm oraret, por është shtuar mëngjesi dhe transporti është bërë më komod.

Risi për këtë vit mund të konsiderojmë edhe kohëzgjatjen e kampit, i cili është shtyrë deri në fund të muajit gushtit, kjo si pasojë e kërkesave të mëdha që kemi pasur nga fëmijët e prindërit.

Te Stela Kampi Veror 12

Rezulton se kampi veror “Te Stela” qarkullon rreth 500 fëmijë të ndryshëm në vit. Çfarë mendoni se e bën kaq të lakmueshëm për prindërit?

Pa dyshim ndikojnë puna, përvoja, shërbimi që u jepet fëmijëve dhe përshtypjet e mira. Nëse ne e nisëm kampin veror me 40 fëmijë në ditë, sot ky kamp punon me kapacitet maksimal 150 fëmijë në ditë, pasi ata që regjistrohen dhe bëjnë një abonim, kanë mundësinë të riabonohen sa herë të dëshirojnë. Prandaj, kemi edhe një listë pritjeje për ata që duan të regjistrohen për herë të parë.

Sa persona kujdesen për fëmijët?

Stafi i kompletuar varion nga 8-15 animatorë në sezon, çka do të thotë se është ruajtur një raport i standardeve të larta, ku një animator kujdeset për 8-10 fëmijë. Gjithashtu, janë edhe katër instruktorë që bëjnë kurset e pasdites. Pastaj, është dhe stafi i shërbimeve plotësuese, të cilët na ndihmojnë tek pishinat, recepsioni, restoranti etj. Me pak fjalë, për përkujdesjen e këtyre fëmijëve vihet në lëvizje i gjithë resorti dhe siguria është maksimale.

Te Stela Kampi Veror 11

Mund të na thoni disa arsye përse prindërit duhet t’i përfshijnë fëmijët në organizime të tilla?

Ka shumë, gjithsesi unë do të veçoja disa:

Së pari, sepse i largon fëmijët nga rruga dhe shoqëritë e pakontrolluara. Në kohën kur shkolla ka mbaruar dhe dita e fëmijës është pasive dhe e mërzitshme, është më e kollajshme të biesh pre e shoqërive të këqija.

Së dyti, i bën fëmijët që të rrinë më pak para kompjuterëve apo telefonave, përdorimi i shumtë i të cilëve nuk është i këshillueshëm as nga mjekët.

Së treti, dhe jo më pak e rëndësishme, është për t’u socializuar. Përfshirja në aktivitete të tilla i bën fëmijët më socialë, ku, veçse argëtohen, krijojnë shoqëri të reja dhe të shëndetshme.

Te Stela Kampi Veror 9

Për çdo interesim në lidhje me këtë artikull apo personat e përfshirë, ju lutemi të kontaktoni “Te Stela Sport Center” në 067 20 333 10 , sport-estetike@testela.al ose në Facebook: “Te Stela”.

7 Komente

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here