Kampionati Kombëtar i Notit për Fëmijë, Stela thyen 36 rekorde

Elona Tereziu/ Shendeti.com.al

Kampionat_Stela

38 rekorde, 36 nga kampionët e Stelës. Këto janë rezultatet përfundimtare nga Kampionati Kombëtar i Notit për Fëmijë, ku notarët e profesor Sadik Memës rrëmbyen dy kupat për femra dhe meshkuj, duke thyer plot 36 rekorde nga 38 të tillë.

Në total për meshkuj dhe femra Stela grumbulloi 1.604 pikë, zuri 87 vende të para, 40 të dyta dhe 23 të treta duke u shpallur kampione e fëmijëve për vitin 2016. Por e tillë ka qenë edhe në kategori të veçanta. Kështu, në kategorinë C për femra Stela është e para me 254 pikë, po kështu në kategorinë B me 329 pikë dhe në A me 199 pikë. Mandej për meshkuj në kategorinë C ka grumbulluar 286 pikë, në kategorinë B 302 pikë,  dhe në kategorinë  A  234 pikë.

Si ekipi më dominues nuk e konfirmon vetëm numri i pikëve të grumbulluara, por edhe notarët më të mirë, ku nga gjashtë, katër i përkasin Stelës, të tillë si Sonia Kapedani në kategorinë B me 978 pikë dhe 3 rekorde, Hubert Çurçia po në të njëjtën kategori me 757 pikë dhe 4 rekorde. Gresi Koxhaku në kategorinë C me 522 pikë dhe 2 rekorde, Vivian Xhemollari me 622 pikë dhe 5 rekorde si dhe Endi Kola me 4 rekorde. Rekorde të tjera Stela përmirësoi në stafeta.

Kampionat_Stela1

Suksesin e kësaj akademia, Keida Ushtelenca, anëtare e bordit të Federatës Shqiptare të Notit e lidh me stafin e kualifikuar dhe punën e palodhur të profesor Sadik Memës dhe Mario Koxhakut. “ Stela është e vetmja akademi noti private në Shqipëri e cila e zhvillon këtë sport në formën e shkollës. Ata kanë një staf shumë të kualifikuar me trajnerë me eksperiencë si Sadik Mema, apo dhe të rinj si Mario Koxhaku, që punojnë fort me këta fëmijë, dhe duhen vlerësuar pasi falë tyre ekipi i Stelës rrëmben gjithmonë pjesën më të madhe të medaljeve.”

Kampionat_Stela2

Ndërkohë që vetë profesor Sadik Mema, emocionet e kësaj gare do t’i përcillte më këto fjalë: ”Ky është shpërblimi i gjithë mundit të këtyre viteve. Faleminderit këtyre fëmijëve të mrekullueshëm që na bëjnë gjithmonë krenarë”.

Me këto rezultate Stela konfirmoi edhe njëherë se është e vetmja akademi noti në vend që di të ”prodhojë” kampionë.

Kampionat_Stela3

Postime të ngjashme

Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur