Kanceri, cilat janë moshat më të prekura?

Alban ylliPërgjigjja nga specialisti i ISHP-së, Alban Ylli:

Mbi 90% e vdekjeve nga kanceret janë përgjithësisht mbi moshën 50 vjeç. Megjithatë, disa kancere mund të shfaqen më herët në jetë, si psh: disa kancere të gjakut apo të limfës. Kanceri i qafës së mitrës gjithashtu mund të fillojë që në moshat 30 apo 40 vjeç. Kanceri i gjirit  mund të fillojë në të 50-tat etj. Nga ana tjetër, disa kancere, si p.sh.: kanceri i prostatës fillojnë zakonisht në moshat e vjetra, mbi 70 vjeç.

Ka disa raporte sporadike lidhur me prirje për ulje të moshës mesatare të diagnozës për disa kancere, por ende të dhënat janë të pamjaftueshme për të konfirmuar një dukuri të tillë. Me shumë gjasë kjo mund të jetë një reflektim i ndërgjegjësimit më të madh në popullatë dhe përmirësimit të diagnozës së hershme.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim