Kanceri, dermatologët: Evitoni  diellin dhe solarët me llampë

Afrimi i sezonit të verës rrit rrezikun për shfaqjen e kancerit të lëkurës. Sipas dermatologëve, ashtu si çdo patologji tjetër, edhe melanoma ka tendencë rritjeje në vendit tonë. Shefja e pavionit të dermatologjisë pranë QSUT-së, Ermira Vasili, shprehet se melanoma është bërë kanceri i dytë në moshat 20-29 vjeçare. Sipas saj faktorët që rrisin rrezikun e melanomës janë rrezet ultraviolet, solarët me llampë si dhe mos përdorimi i kremrave mbrojtës.

solar 2 “Ky është qëllimi i fushatës, sepse tendenca e melanomës është gjithmonë në rritje këto vitet e fundit. Kjo ndodh për shkak të prishjes së shtresës së ozonit ku rrezatimi diellor bie direkt në tokë dhe si pasojë është më i fortë dhe i rrezikshëm. Edhe në Shqipëri tendenca është në rritje. Sot, melanoma po diagnostikohet edhe në moshat e reja dhe në të gjithë botën është bërë kanceri i dytë në moshat 20-29 vjeçare. Por, meshkujt janw më tw prekur nga melanoma. Rritja vjen si pasoje edhe nga përdorimi i solarëve me llampë nga moshat e reja. Ky solar rrit afro 70% rreziku për kancer e lëkurës dhe për melanomën.  – u shpreh Vasili.

Ndër të tjer ajo shtoi se nese një individi i ndryshon forma apo ngjyra e një nishani, ai duhet t’i drejtohet menjëherë specialistit pasi është “alarm” për melanomë.

solar“Fatkeqësisht në Shqipëri nuk vijnë në një stad të hershëm. Prandaj ne apelojmë që të diagnostikojmë në momentet e hershem melanomën sepse ajo mund të shërohet 100% nese kapet shpejt” .

Gjithashtu dermatologët këshillojnë që prindërit të evitojnë qëndrimin e fëmijëve në orën ku rrezatimi i diellit është i fortë. Sipas tyre është e përshtatshme që fëmijët të qëndrojnë jashtë deri në orën 10:00 dhe pas orës 16:30./ Esido Barkaj

 

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën