Kanceri i gjirit, parandalim me dietë ushqimore dhe mamografi

Nga mjekët e spitalit “Villa Maria”

Është me lehtë të parandalosh sesa të kurosh! Ky është apeli i mjekëve specialistë onkologë.

Mjekët specialistë nuk kanë dyshime që mamografia është e nevojshme për të diagnostikuar sëmundjen në kohën e duhur, në mënyrën e duhur. Kurse për të parandaluar sëmundjen, rol të rëndësishëm luajnë dietat e duhura dhe aktiviteti fizik. 1 në 8 gra ka mundësi të zhvillojë kancer gjiri gjatë jetës së tyre. 16.6% e vdekjeve në vit vijnë si rezultat i kancerit me një incidencë prej mamografi7000-8000 raste të reja në vit sipas “Globoscan”. Ky numër sipas specialistëve ka tendenca të rritet ndjeshëm në të ardhmen. Edhe pse statistikat janë në rritje, edhe gjasat për t’u kuruar janë rritur, ku përqindja e mbijetesës nga 87% në pesë vite nga diagnoza fillestare është rritur deri në 98%, nëse tumori diagnostikohet në kohë nga ekzaminimet përkatëse, siç është mamografia.

Pyetjet më të shpeshta që hasin mjekët nga ana e pacientëve janë: Si duhet të sillemi dhe çfarë duhet të bëjmë për të mbajtur larg sëmundjen? Çfarë programi kontrolli duhet të ndjekin femrat?  Për të gjitha këto pyetje, ka përgjigje. Kujdes për shëndetin duhet pasur gjithmonë, dhe jo vetëm kur kemi ndonjë shqetësim. Prandaj kujdesi duhet të fillojë që me parandalimin parësor që nënkupton kujdes në stilin e jetesës. Si p.sh.: ushqyerje e shëndetshme e ndërthurur me kryerjen e akivitetit fizik lejojnë që të ulen gjasat për t’u prekur nga sëmundja. Parandalimi dytësor ka për qëllim diagnostikimin e hershëm dhe të saktë që përfshin kryerjen e ekografisë së gjirit, mamografisë, konsultës së mjekut specialist, rezonancës magnetike, që lejon diagnostikimin e sëmundjes në fazën e hershme. Mosha për të filluar kontrollet mjekësore varet dhe nga lloji i ekzaminimit.

Mamografia duhet bërë si ekzaminim për herën e parë në moshën 40 vjeçe. Në rastet kur në familje ka patur raste me kancer gjiri, atëherë mamografia mund bëhet dhe në moshën 35 vjeç ose kontrolle të tjera duhet të fillojnë 10 vjet para nga mosha që është prekur nga kanceri familjarët e saj. Mjekët onkologë rekomandojnë që mamografia të bëhet çdo vit pas moshës 50-vjeçare. Kjo moshë është më e riskuar për të shfaqur kancer gjiri, në të njëjtën kohë kontrollet duhet të vazhdojnë dhe pas kësaj moshe. 35% e rasteve me kancer gjiri prek femrat pas moshës 70-vjeçare.

Efektet anësore të ekzaminimeve, si mamografia, janë të papërfillshme krahasuar me përfitimet që ajo jep me diagnostikimin në kohë të kancerit. Kurse ekografia nuk ka asnjë efekt anësor, sepse ajo realizohet me anën e ultratingujve, kështu rekomandohet të bëhet dhe më shpesh (p.sh për ato femra që marrin kontraceptivë oralë, hormonet mund të favorizojnë formimin e tumorit ose noduseve që vihen re dhe gjatë palpacionit).

Ekografia mund të përsëritet periodikisht pa asnjë lloj efekti anësor dhe pa limit moshe. Në pjesën më të madhe të rasteve, dhe sidomos tek pacientët në moshë të re, ekografia e gjirit është ekzaminimi kryesor që bëhet.

kancer gjiriRol vendimtar në diagnostikimin e hershëm ka dhe vetëkontrolli, ku 70% e femrave zbulon që ka një nodus në anën e palpacionit që i bën gjirit. Prandaj vetëkontrollet rutinë duhet të bëhen në mënyrë që femrat të njihen me gjirin e tyre. Dhe në rastin kur vihen re psh: ndryshime në lekurë, deformimet e gjirit, abrazione të kokës së gjirit ose rrjedhje nga gjiri, janë shenja që duhet t’i tregohen patjetër mjekut onkolog.

Në sëmundjet me natyrë kancerogjene rëndësi kanë dhe dietat ushqyese. Ushqyerja e shëndetshme ju ndihmon të qëndroni shëndetshëm, sepse sipas studiuesve 1/3 e tumoreve lidhet me dietat ushqimore të gabuara. Tek femrat periudha ku duhet pasur kujdes me ushqyerjen, është menopauza. Ushqyerja është e lidhur ndjeshëm me masën trupore. Personat e shëndetshëm e obezë prodhojnë më tepër estrogjen sesa norma dhe kjo ndikon në zhvillimin e tumorit.

Për mbajtjen nën kontroll të peshës trupore nevojiten dietat e shëndetshme, ku 80% duhet ta zënë frutat dhe perimet, me përqendrim të ulët të karbohidrateve, yndyrnave dhe proteinave shtazore.

Raw Foods On Forks

Raw Foods On Forks

Frutat dhe perimet janë të rëndësishme në dietat e pacientëve, sepse furnizojnë trupin me antioksidues dhe antinflamatorë, – theksojnë nutricionistët. Një dietë e pasur me këto substanca ndihmon trupin për të menaxhuar më mirë efektet anësore të mjekimeve.

Nga perimet – në dietën e pacientëve nuk duhet të mungojnë: lakra, rukola, lulelakra, frutat e thata; që janë të pasura me acide yndyrore. Kjo dietë nuk pasuron yndyrnat nënqelizore, por futet në membranat qelizore duke favorizuar kështu bashkëveprimin e qelizave ndërmjet tyre. Duke çuar kështu në uljen e inflamacionit.

Ushqimet që duhen eliminuar janë karbohidratet (tek buka e bardhë), djathrat (sepse kanë sasi të larta të produkteve të qumështit), ushqimet e skuqura. Porcionet e ushqimeve duhet të jenë të balancuara mirë, një mëngjes i pasur, një drekë e ekulibruar dhe një darkë e lehtë (mundësisht jo vonë në orar). Drithërat integrale, perimet, peshku janë të rëndësishme në dietën e pacientëve.

Rol të rëndësishëm ka dhe aktiviteti fizik, sepse mban nën kontroll peshën, por mbi të gjitha mban në mënyrë të ekuilibruar hormonet e ndryshme, si: hormonet e rritjes, hormonet seksuale, insulinën, glukagonin dhe kortizolin.

Edhe për pacientet që janë operuar ose që i janë nënshtruar kimioterapisë, roli i aktivitetit fizik është i rëndësishëm sepse elimimon gradualisht efektet anësore, siç është dhe lodhja. Në rastet kur pacientët janë konsumues të duhanit dhe alkoolit, ata duhet të përpiqen t’i reduktojnë në maksimum, sepse ndikojnë negativisht, sidomos gjatë periudhës së menopauzës.

Postime të ngjashme

Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
8 mënyra të thjeshta për të shmangur sëmundjet
Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë