Kanceri i gjirit, testi më i ri i gjakut rrit shpresat për femrat

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Marsela Aliaj

Një analizë gjaku e prodhuar kohët e fundit zvogëlon ndjeshëm zhvillimin e kancerit të gjirit. Ky test, sipas ekspertëve, arrin të vlerësojë se kur  kanceri është bërë rezistent ndaj mjekimeve. Më pas u rekomandon mjekëve një lloj tjetër mjekimi i cili do jetë dhe më i duhuri, nisur nga përbërja gjenetike e tumorit.kancer i gjirit

Një grup prej 783 grash provuan se duke përdorur këtë metodë mjekët arritën të  përgjysmonin efektet negative dhe kjo zgjati  për dyfishin e kohës se sa me metodat e ndjekura deri në atë moment.

Të jesh në gjendje të arrish të ndryshosh mjekimin brenda një kohë më të shkurtër, është një ndihmesë shumë e madhe. Kur një lloj droge pushon së funksionuari, mjekët kalojnë në një lloj tjetër droge. Deri më tani kjo gjë ndodhte vetëm pasi kura kishte shumë kohë që kishte pushuar së funksionuari dhe pacientët sëmureshin përsëri shumë rendë.

Ilaçi i ri, i cili mendohet se mund të dalë në treg brenda tre viteve, do i ndihmojë shumë  mjekët që ta kuptojnë shumë shpejt se kur ilaçi nuk do të ketë më efekt.

Ky test mbledh në minutë fijet e holla që bien gjatë kohës që tumori zmadhohet. Duke qenë se kuptohej kaq shpejt se kur kura e përdorur nuk ishte më efikase, mjekët ishin në gjendje ta ndryshonin me një tjetër që përcaktohej në përbërjen gjenetike të tumorit dhe arritën ta përgjysmonin rritjen e kancerit për një periudhë kohore prej 6 muajsh.

Gratë të cilat u kuruan me një kurë jo të përcaktuar nga testi, e ndaluan rritjen e tumorit për vetëm dy muaj e gjysmë. Nga testimet e bëra, u pa që ky rezultat merrej pasi një gjen i vetëm, i quajtur ESR1, pësonte mutacione kur tumori nuk i përgjigjej më kurës së përcaktuar.

ESR1 ishte faktori kryesor që ndihmonte në përcaktimin e hapave të mëtejshëm, të cilët ndihmonin në luftën kundër kancerit të gjirit. Gjendja e gjenit mund të përcaktohet shumë mirë nga ky test gjaku i cili është edhe relativisht shumë ekonomik.

Momentalisht testi është duke u provuar në një grup tjetër dhe, nëse rezultatet dalin pozitive dhe nga ky grup, ky produkt do të qarkullojë në treg brenda dy ose tre viteve.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore