Kanceri i gjirit: Trajtimi i ri zhduk tumoret për vetëm 11 ditë

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Shkencëtarët kanë zbuluar një trajtim të ri për kancerin e gjirit, i cili zhduk tumoret në vetëm 11 ditë. Femrat që preken nga kanceri i gjirit tani nuk do të kenë nevojë t’i nënshtrohen kimioterapisë për t’u kuruar.kancer i gjirit

Mjekët përdorën dy ilaçe për kancerin, Tyverb dhe Herceptin, të cilat ua injektuan grave që sapo ishin diagnostifikuar me kancer. Ky kombinim i ilaçeve zhduki tumoret tek 11% e pacienteve me kancerin e gjirit HER2-pozitive dhe zvogëloi në minimum madhësinë e kancerit tek më shumë se 17% e pacienteve. Gjithashtu, numri i qelizave kancerogjene filloi të binte tek gati 90% e pacienteve.

Kjo do të thotë se femrat që janë prekur nga ky lloj kanceri nuk do të kenë më nevojë t’i nënshtrohen kimioterapisë për disa javë, nëse marrin ilaçet direkt pasi diagnostifikohen me këtë sëmundje dhe para se të operohen.

Pavarësisht rezultateve të arritura, Nigel Bundred, profesor i onkologjisë kirurgjike tek Universiteti i Mançesterit, i cili prezantoi studimin tek Konferenca Evropiane e Kancerit të Gjirit në Amsterdam, deklaroi se duhet të bëhen me tepër kërkime dhe studime për të konfirmuar këto rezultate.

Në fazën e dytë të testimit u përfshinë 127 paciente të diagnostifikuara me kancer të gjirit, të cilat u ndanë në tre grupe. Njëri grup i mori të dyja ilaçet, Herceptin dhe Tyverb, grupi tjetër mori vetëm ilaçin Herceptin dhe pacientet e grupit të tretë nuk morën asnjë trajtim për 11 ditë pasi u diagnostifikuan me këtë sëmundje dhe para operacionit.

Gati 87% e pacienteve që morën të dyja ilaçet filluan të përmirësoheshin ndërsa numri i qelizave kancerogjene filloi të binte.

Ky studim ka lënë pa fjalë shumë shkencëtarë, të cilët e kanë quajtur si një arritje historike në mjekësi.

Burimi: Indepedent / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis