Kanceri i mushkërive, ndikon edhe puna që kryejmë

Vëzhgimet e kryera nga ekspertët e shëndetit publik kanë treguar se krahas faktorëve të tjerë në përhapjen e kancerit të mushkërive luan rol edhe puna e voneekspozimi profesional. Të dhënat e raportuara nga autoritet shëndetësore vënë në dukje se profesionet më të rrezikuara janë: punonjësit e ndërtimit, bujqit, punëtorët transportues, mekanikët dhe montuesit.

Rreziku për sëmundjen është më i madh tek ata, të cilët njëkohësisht janë edhe duhanpirës. Vëzhgimi tregon më tej se burrat sëmuren pesë herë më shpesh nga Kanceri i mushkërive, në krahasim me gratë dhe kjo lidhet me shprehinë e pirjes së duhanit.

Te meshkujt, sëmundja më shpesh shfaqet në dekadën e gjashtë dhe të shtatë të jetës, ndërsa te gratë, nuk ekziston mbizotërim i një moshe të caktuar grupore. Kanceri i mushkërive më tepër paraqitet te popullata qytetare në krahasim me atë fshatare. Gjithashtu edhe mosha në të cilën fillohet pirja e duhanit, është shumë e rëndësishme për shfaqjen e kësaj sëmundje, sa më herët të nisë pirja e duhanit aq më të shumta janë edhe mundësitë e shfaqjes së sëmundjes.

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj