Kanceri i qafës së mitrës dhe pap testi, ç’duhet të dini

vajzaÇfarë është kanceri i qafës së mitrës?

Qafa e uterusit (mitrës) është pjesa më e poshtme e mitrës.

Kanceri i qafës së uterusit (i njohur gjithashtu edhe si kanceri i cerviksit) njihet si njëri nga format më të shpeshta të kancerit midis grave. Ai hyn në grupin e sëmundjeve të cilat mund të kurohen dhe mjekohen nëse trajtohet qysh në stadet e hershme.

Faktorët riskantë që shkaktojnë kancerin e qafës së mitrës:

  • Virusi i HPV-së që trasmetohet në rrugë seksuale
  • Nëse aktiviteti seksual fillon para moshës 15 vjeç
  • Nëse përdorimi i kontraceptivëve oral fillon para moshës 18 vjeç
  • Nëse ju apo partneri juaj kanë partnerë të shumë seksuale
  • Nëse ju vuani nga një infeksion që transmetohet seksualisht
  • Nëse pini duhan
  • Nëse përdorni një dietë jo të shëndetshme dhe të varfër në fruta-perime

Ç’mund të bëhet për të parandaluar kancerin e qafës së mitrës?

  • Kryeni pap testin në mënyrë të rregullt
  • Mbani vetëm një partner seksual
  • Përdorni metoda mbrojtëse të kontracepsionit siç është p.sh. kondomi

Çfarë është pap testi?

  • Pap testi është një ekzaminim që kryhet nga mjeku apo infermierja në mënyrë të thjeshtë, të shpejtë, të padhimbshme dhe që nuk sjell asnjë dëm.
  • Ky ekzaminim kontrollon nëse gjenden qeliza jonormale në pjesën hyrëse të qafës së uterusit.
  • Këto qeliza jonormale mund të mos jenë kanceroze, por nëse ato lihen të patrajtuara, mundet që të shkaktojnë edhe kancer.

Kanceri i mitresKu mund të kryhet një pap test?

  • Pap testi mund të kryhet nga një mjek apo një tjetër personel i shëndetësisë që punon në një spital ose klinikë private ose institucioni mjekësor privat.
  • Shumica e Pap testeve rezultojnë normale
  • Mjeku do t’ju kontaktojë nëse Pap testi që keni kryer nuk rezulton normal
  • Jo të gjitha qelizat anormale duhen konsideruar si kanceroze
  • Infermierja do t’ju tregojë se kur do të merrni përgjigjen e ekzaminimeve të kryera
  • Mjeku dhe infermierja do t’ju orientojë nëse do të keni nevojë për trajtim apo mjekim të mëtejshëm.

Ndjekja e vazhdueshme është e rëndësishme në rast të:

  • ndonjë rezultati jonormal
  • për diagnozën e hershme
  • për trajtimin e hershëm
  • për parandalimin e përhapjes së kancerit në pjesë të tjera të trupit

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak