Kanceri i qafës së mitrës, si ta zbulojmë në kohë

Histopatolog (citolog) Mehmet Rodhe, Qendra Shëndetësore e Specialiteteve, nr.3, Tiranë

Kaneri i qafës së mitrës është një tumor që formohet në qafën e mitrës së gruas. Qafa e mitrës ndodhet në fundin e mitrës (që në gjuhën e popullit quhet ena e fëmijës) dhe e lidh atë me vaginën.

Tumori zhvillohet atëherë kur këto qeliza të qafës së mitrës fillojnë të rriten në mënyrë jo normale e të pakontrolluar.

Çfarë është Pap-testi?

Pap-testi është një test i shpejtë  e i thjeshtë për të parë qelizat qafës së mitrës tek gratë, është test shumë i rëndësishëm pasi bën të mundur kapjen shumë herët (kohë para, sipas specialistëve të fushës, këto ndryshime qelizore kapen 10 vjet para. Emrin e ka marrë nga mjeku që e zbuloi (Greko-Amerikani) Georgios Papanicoulau (1883-1962), i pari që vuri re këto ndryshime të qelizave të qafës së mitrës. Për nder të tij quhet testi i Papanicoulaut ose shkurt Pap-test, pasi është kjo metodë ngjyrimi që përdoret në laboratorët e Histopatologjisë për t’u zbuluar këto ndryshime qelizore jo normale nga mjekët histopatologë e citologë.

Ky ekzaminim Pap-test zbulon këto ndryshime qelizore pa u zhvilluar tumori në qafën e mitrës, e bën të mundur trajtimin në faza shumë të hershme të këtyre ndryshimeve qelizore e shmangien e kancerit rë qafës së mitrës tek gratë. Është i vetmi tumor në trupin e njeriut që mund të kapet  kaq herët, e të parandalohet e të mos zhvillohet kanceri.

Është e rëndësishme që të gjitha gratë  të bëjnë rregullisht Pap-testin. Rekomandimet janë që një femër 3 vjet pasi ka filluar jetën seksuale të fillojë të kryejë rregullisht Pap-testin.

Femrat e moshës 21-49 vjeç duhet të bëjnë të paktën 3 Pap-teste, e nëse këto Pap teste janë normale, atëherë rekomandohet që të bëhen çdo 3 vjet.

Femrat e moshës 50-60 vjeç rekomandohet t’i bëjnë çdo 3-5 vjet. Në rastet që është kryer rregullisht, mbi moshën 65 vjeç nuk rekomandohet.

Pap- testi është i thjeshtë, i shpejtë e pa dhimbje. Koha më e përshtatshme për kryerjen e etij është dita ndërmjet ditës së 10-të – 20-të të menstruacioneve të fundit.

Nuk do përgatitje të veçantë, vetëm se 2 ditë para gruaja nuk duhet të ketë marrëdhënie seksuale, shpëlarje dhe vendosje supostë e kremra vaginal (ditën e marrjes)

Çdo Pap-test konsultohet me citologun dhe gjinekologun. Jo çdo ndryshim që gjendet me Pap-test çon në tumor, Pap-testi zbulon dhe infeksionet e tjera gjinekologjike tek gratë. Asnjë grua nuk duhet të ketë frikë nga bërja e Pap-testit.

Shkaktari kryesor i kancerit të qafës së mitrës është HPV (Virusi i Papilomës njerëzore)

Transmetimi i HPV me rrugë seksuale

Gratë që rrezikojnë të preken më shumë nga kanceri i qafës së mitrës janë:

Fillim i jetës seksuale në moshë të re, para moshës 17 vjeç

  • Ka më shumë se një partner
  • Partneri ka më shumë se një partnere
  • Ka kaluar sëmundje të tjera SST
  • Ka trashëgimi familjare
  • Ka kaluar më parë një infeksion nga HPV
  • Pi duhan. Duhanpirja është rrezik i lartë tek femrat e sidomos ato HPV(+), për shfaqjen e kancerit në qafën e mitrës.
  • Shtatzënitë e tepërta
  • Sëmundje të tjera SST ose e prekur nga AIDS
  • Ka imunitet të ulët
  • Faktorë të tjerë si: ushqyerja dhe qëndrimi në ambient të pasur me elemente kimike (ambiente pune)

Shpeshtësia

Është kanceri më i shpeshtë tek femrat dhe takohet tek femrat rreth moshës 40 vjeç (në ndryshim nga kanceri i gjirit që rritet me rritjen e moshës së gruas) dhe është i dyti mbas kancerit të gjirit, por ka vdekshmëri të lartë.

Kapja e kancerit ët qafës së mitrës bëhet në faza shumë të vonshme për ekzaminim. Propaganda e informimit është në nivel të ulët.

Në poliklinikën qendrore kryhen 4-5 raste në ditë, numri ëshët i ulët, atë që duhet. Ne kemi kapacitete të kryejmë 10 – 15 raste në ditë, që do të ishte edhe e pranueshme për shpeshtësinë që ka përhapja e tij.

Rastet paraqiten nga rrethet e ndryshme të vendit, si: Elbasani, Berati, Lushnja, si dhe nga veriu i vendit .

Në vendin tonë zbulohen rreth 100 raste me kancer të qafës së mitrës e nga këto 50 % ose ½  e tyre në faza shumë të vonshme.

Në projektin e Ministrisë së Shëndetësisë projekti për  depistim masiv të grave e kryerjen e rregullt të Pap-testit, te gratë e moshës 18-30 vjeçe për të parë se në ç’nivel ndodhemi  e çdo ekzaminim do të kryhet falas. Projekti pritet të fillojë në muajin mars të 2017 ku do marrin pjesë kapacitetet më të mira shëndetësore.

Për HPV + vaksina kundra HPV

Lythet gjenitale të shkaktuara nga HPV

Masat ndaj infeksioneve të shpeshta gjinekologjike tek gratë, të jenë trajnime më vete.

Disa statistika për kancerin e qafës së mitrës tek gratë

Në botë çdo vit diagnostikohen 500.000 gra e ½ e tyre vdesin. Çdo 2 minuta në botë vdes një grua e prekur nga kanceri i qafës së mitrës.

Në Evropë çdo 18 minuta vdes një grua e prekur nga kanceri i qafës së mitrës.

Në vendin tonë: Kanceri i qafës së mitrës është kanceri i dytë më i shpeshtë që haset tek gratë (por nga vdekshmëri shumë të lartë)

Rastet kanë ardhur në rritje, ndërsa vdekshmëria është dyfishuar

Ndërgjegjësimi i grave është i ulët, duhet shumë punë nga personeli mjekësor  e shoqëria për ndërgjegjësimin, e gratë të hedhin tutje turpin e të kujdesen për shëndetin e tyre , të shpëtojnë jetën. Kjo është moto e sotme për gratë.

Kanceri i qafës së mitrës tek gratë ka kosto të lartë, sociale, shoqërore, ekonomike.

Mosha e grave: janë në moshën më madhore të aktivitetit shoqëror

Puna, familja, fëmijët

Trajtimi i kancerit të qafës së mitrës ka kosto të lartë, trajtimet mjekësore pavarësisht se shteti i trajton falas (po prapë së prapë ka kosto për familjen)

Vdekshmëri e lartë (nënë në moshën mbi 40-50 vjec) e aftë për punë, kosto familjare, dhimbja familjare, të gjitha të lidhura me nj-tj.

Çdo grua të kujdeset për shëndetin e saj

Në çdo qendër shëndetësore 2017 duhet të ketë të vendosur  postera e fletëpsalosje për sensibilizim të luftës kundra kancerit ët gjirit e qafës së mitrës tek gratë.

Ne sot rekomandojmë të kryejnë pap-testin gratë e shëndosha që nuk kanë pasur asnjë problem shëndetësor të sferës gjinekologjike etj (këto rekomandohen për Pap-teste nga mjekë përkatës)

Sepse kanceri i qafës së mitrës në faza të hershme nuk ka shenja kimike të dukshme që ta detyrojnë gruan të vizitohet. Ai (kanceri) zhvillohet në heshtje, e kur jep shenja të dukshme si hemoragji vaginale, dhimbje, enjtje etj. është fazë e vonshme.

Prandaj sot propaganda shëndetësore është që të kryejmë rregullisht Pap-testin për gratë e shëndosha, për zbulimin e trajtimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës te gratë. Ato të cilat nuk janë paciente, por të shëndosha./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet