Kanceri i zorrës së trashë, cilët janë shkaktarët që ndikojnë në shfaqjen e tij

Faktorët që mund të rrisin rrezikun e kancerit të zorrës së trashë janë:

Mosha: Kanceri i zorrës së trashë mund të diagnostikohet në çdo moshë, megjithatë, pjesa më e madhe e pacientëve janë mbi moshën 50 vjeç. Shifrat e personave nën 50 vjeç të diagnostikuar me kancer të zorrës së trashë janë rritur ndjeshëm kohët e fundit.

Raca afrikano-amerikane. Afrikano-amerikanët janë më të rrezikuar nga kanceri i zorrës së trashë krahasuar me personat e racave të tjera.

Histori personale me kancer kolorektal ose polipe. Nëse keni pasur polipe jokancerogjene në zorrën e trashë, jeni më të rrezikuar që të zhvilloni kancer në të ardhmen.

Çrregullime të sistemit tretës. Sëmundjet inflamatore kronike të zorrës së trashë, si koliti ulcerativ dhe sëmundja e Crohn, mund të rrisin rrezikun e kancerit të zorrës së trashë.

Sindromat e trashëguara që rrisin rrezikun e kancerit të zorrës së trashë. Disa mutacione gjenetike të kaluara nëpërmjet gjeneratave të familjes suaj mund të rrisin konsiderueshëm rrezikun e kancerit të zorrës së trashë. Një përqindje shumë e vogël e rasteve të diagnostikuara me kancer të zorrës së trashë lidhen me gjenet e trashëguara. Sindromët e trashëguar më të përhapur që rrisin rrezikun e kancerit të zorrës së trashë janë polipet adenomatoze familjare dhe sindroma Lynch, që njihen si kanceri kolorektal jopolipozë i trashëguar.

Histori familjare të kancerit të zorrës së trashë. Jeni më të rrezikuar që të zhvilloni kancer të zorrës së trashë nëse keni një të afër që ka vuajtur nga kjo sëmundje. Nëse më shumë se një pjesëtar i familjes ka pasur kancer të zorrës së trashë ose rektal, rreziku është më i lartë.

Ditë e ulët në fibra dhe e lartë në yndyra. Kanceri i zorrës së trashë ose rektal mund të lidhen me një dietë tipike perëndimore, që është e ulët në fibra dhe e lartë në yndyra dhe kalori. Studimet në këtë fushë kanë dalë në disa përfundime të ndryshme. Disa studime kanë zbuluar se rreziku është më i lartë nëse njerëzit konsumojnë një dietë të lartë në mish të kuq dhe të përpunuar.

Mënyrë jetese sedentare. Njerëzit që janë pasivë janë më të rrezikuar që të zhvillojnë kancer të zorrës së trashë. Të qenët aktivë fizikisht mund të ulë rrezikun e zhvillimit të këtij lloji kanceri.

Diabeti. Njerëzit me diabet ose rezistencë ndaj insulinës janë më të rrezikuar që të zhvillojnë kancer të zorrës së trashë.

Obeziteti. Njerëzit që janë obezë kanë një rrezik më të lartë për zhvillimin e kancerit të zorrës së trashë dhe të gjejnë vdekjen nga kjo sëmundje krahasuar me njerëzit që kanë një peshë normale të trupit.

Duhanpirja. Njerëzit që konsumojnë duhan janë më të rrezikuar që të zhvillojnë kancer të zorrës së trashë.

Alkooli. Përdorimi i tepruar i alkoolit rrit rrezikun e kancerit të zorrës së trashë.

Terapia me rreze për kancerin. Terapia me rreze që përdoret për të trajtuar një lloj kanceri të mëparshëm në zonën abdominale rrit rrezikun për zhvillimin e  kancerit të zorrës së trashë.

Burimi: JoTabu.al

Postime të ngjashme

5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm