Kryefaqja Box 3 Kanceri i zorrës së trashë, simptomat dhe faktorët e riskut

Kanceri i zorrës së trashë, simptomat dhe faktorët e riskut

1
Shpërndaje

Kanceri është formacion tumoral me qeliza atipike që rritet në muret e zorrës të trashë dhe duke u zhvilluar, prek gradualisht gjithë murin e saj dhe përhapet lokalisht dhe në distancë në organe të tjera të trupit. Rreth 95% e rasteve janë andenokarcinoma dhe pjesa tjetër limoma dhe karcinoma skuamoze qelizore.

Kanceri i prostatesSimptomat e kancerit varen nga lokalizimi i tumorit dhe nga shkalla e përhapjes të tij. Shenjat më klasike të tumorit janë të zorrës të trashë janë:

  • Hemorragjia nga zorra
  • Ndryshime në mënyrën e jashtëqitjes
  • Dhimbje dhe fryrje të barkut
  • Ulje të oreksit që pasqyrohet me rënie në peshë të pacientëve, nauze ose të vjella.
  • Lodhje e shprehur trupore
  • Dhimbje anale
  • Kanceri i zorrës së trashë ul cilësinë e jetës së pacientëve.

Faktorët e riskut

  • Mosha mbi 50 vjeç, seksi mashkull, konsumimi i tepruar i yndyrnave, i mishit të kuq, alkoolit, obeziteti, pirja e duhanit etj.
  • Disa situata të trashëgueshme si polipoza adenomatoze familjare (FAP) që zë rreth 1% të rasteve me kancer kolorektal apo sindroma “Lynch” që zë rreth 3% të rasteve me kancer kolorektal.
  • Anamnezë personale për polip të zorrës së trashë apo për kancer të ovarit, gjoksit apo të endometrinumit.
  • Histori familjare për kancer të zorrës të trashë. Këta persona janë 2-3 herë më të prirur të zhvillojnë kancer se personat pa histori familjare.
  • Sëmundjet inflamatore të zorrës së trashë.

1 Koment

  1. Pershendetje!jam jonida dhe pyetja ime eshte kjo,persa i perket semundjeve te zorres se trashe mund te shqetesohem nese ka hemoragji pasi konsumon alkol,pervec veres.dhe del jashte shume shpesh 4-5 here ne dite nega pak dhe jo nji jashqitje normale??mund tme pergjigjeni??ju lutem!

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here