Kanceri në mushkëri: simptomat dhe çfarë duhet të dini

Kanceri i mushkërisë fillon në mushkëri dhe mund të përhapet edhe në organe të tjera. Mushkëritë tona janë dy organe sfungjerore në kraharor të cilat thithin oksigjenin dhe nxjerrin dyoksidin e karbonit.

Duhanpirësit janë më të ekspozuarit ndaj kancerit të mushkërive. Por kanceri mund të shfaqet gjithashtu edhe te personat që nuk janë duhanpirës. Lënia e duhanit ul ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të kancerit të mushkërisë.

Simptomat

Kanceri i mushkërive zakonisht nuk jep simptoma në fazat e tij të hershme. Kur shenjat fillojnë të shfaqen, ato përfshijnë:

  • Kollë kronike, e ashpër, ndonjëherë me mukus dhe gjak në të.
  • Infeksionet në rrugët respiratore rikthehen, duke përfshirë bronkitin dhe pneumoninë.
  • Frymëmarrje të shpeshta
  • Probleme me frymëmarrjen
  • Dhimbje gjoksi e vazhdueshme
  • Zë i ngjirur
  • Probleme më gëlltitjen
  • Dobësi, humbje peshe, dhimbje koke dhe trupi të shumta

Nëse dalloni këto shenja, konsultohuni menjëherë me mjekun.

Diagnostikimi

Nëse keni arsye të mendoni që jeni prekur nga kanceri në mushkëri, doktori juaj porosit një numër testesh për të kërkuar qelizat kancerogjene. Këto teste përfshijnë:

  • Teste imazherie. Skanimi me rreze-X i mushkërive mund të zbulojë një masë apo nyje anormale. Gjithsesi, skanimi me rreze-x nuk mund të dallojë masat e vogla të tumorit.
  • Testi i pështymës. Nëse keni kollë me pështymë, survejimi i pështymës në mikroskop mund të dallojë nëse ka prezencë të kancerit në mushkëri.
  • Testi i indeve (Biopsi). Merret një mostër e qelizave jo normale përmes kësaj procedure. Biopsia mund të kryhet në disa mënyra, duke përfshirë bronkoskopinë, me anë të së cilës mjeku analizon pjesë jo normale të mushkërive me anë të një tubi që futet nga fyti në mushkëri.

Analizimi me shumë kujdes i qelizave kancerogjene në laborator do të zbulojë llojin e kancerit, si dhe fazën e tij. Trajtimet variojnë nga lloji dhe në  cilën fazë ndodhet kanceri.

Do të ishte akoma më mirë që ju të kujdeseni për mushkëritë tuaja.

Burimi: Webmd

Përshtati në shqip: Markelian Hysa/ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?
U helmuan 139 persona në Fushë-Arrëz, ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm
Konsumi për shëndetësinë, vetëm 40% e BE-së; gjysmën e faturës e paguajnë familjet, rekord në Europë
Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës
Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)