Kandidatët e mjekësisë: Miqësia është më e fortë se konkurrimi

Denisa Canameti / Shëndet+

mjekesi

Sot u zhvilluan zgjedhjet për drejtuesit e rinj në universitetet publike. Në Universitetin e Mjekësisë kandidojnë për postin e rektorit: dekania e Fakultetit të Mjekësisë, Mira Rakaçolli; rektori në detyrë Arben Gjata dhe dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, Petrit Bara.

Pavarësisht se media e ka konsideruar si garën më të egër në raport me universitetet e tjera, kandidatët vetë kanë postuar një foto në rrjete sociale duke dhënë një mesazh shumë parimor e “të shëndetshëm”.

Fotoja është postuar nga kirurgu Arben Gjata me diçiturën: “Miqësia është më e fortë se konkurrimi”.

Gazeta “Shëndet+” u uron suksese kandidatëve, duke shpresuar fort që secili që vjen në atë post, të vijë me dëshirën e vërtetë për të bërë ndryshime reale dhe për t’i dhënë një tjetër “fytyrë” Universitetit të Mjekësisë./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim