Kanella, erëza më e mirë për forcimin e kujtesës

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Është përdorur gjithmonë për t’u dhënë shije gatimeve, pa ditur se ajo në vetvete përmban një sërë përfitimesh shëndetësore. Sipas një studimi të fundit të publikuar tek revista “Neuroimmune Pharmacology”, kanella është shumë më shumë se një aromatizues për vaktin e mëngjesit.kanella

Shkencëtarët thonë se ajo mund të përmirësojë edhe aftësinë e të mësuarit tek njerëzit. Si? Erëza shmang ndryshimet biokimike, qelizore dhe anatomike që ndodhin në trurin e njerzëve me aftësi të dobët të të mësuarit.

Këtë e bën duke stimuluar një pjesë të vogël të turirit që është përgjegjëse për gjenerimin, organizimin dhe ruajtjen e memories. Kanella nuk rrit vetëm kapacitetin e trurit të një njeriu për të marrë informacione të reja. Ajo mund të shërbejë edhe si sheqer artificial për të ulur numrin e kalorive.

“Nëse doni të konsumoni diçka të ëmbël, shtoni pak kanellë tek kosi natyral, qumështi ose qulli”, rekomandon dr. Marilyn Glenville, eksperte e dietave.

“Disa studime sugjerojnë se shtimi i kanellës tek ushqimet mund të ndihmojë në mbajtjen nën kontroll të nivelit të sheqerit në gjak”.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç