Kanella, sa e mirë është për shëndetin

Kanella përdoret për të gjitha gjendjet e të ftohurit duke përfshirë që nga të ftohurit e zakonshëm deri në artrite dhe reumatizma. Studimet kanë nxjerrë në pah veprimet hipoglicemike që do të thotë ul sheqerin në gjak që e bën shumë të çmueshëm në rastet me diabet.

trung kanellPërbërësit: vajra esencialë, tanin, mucilagje, gome, sheqerna, cumarinë.

Veprimi: shëruese e plagëve, nxit djersitjen, antiseptik, anti spazmatik, tonik, stimulues i tretjes, stimulues i mitrës. Përsa i përket vajit esencial, ai është një antibakterial i fuqishëm si edhe ka veti antimykotike si edhe nxitës i mitrës.

Pjesët që përdoren:

Lëvorja e drurit të kanellës: përdoret më tepër për problemet e traktit tretës në rastet e tretjes jo të mirë, kolitit, diarresë, si dhe ekstraktet alkoolike, janë përdorur kundër helikobakter pylori, bakter ky shkaktar i ulçërës së stomakut. Tjetër përdorim gjen në rastet e sëmundjeve të veshkave, në astmën bronkiale dhe sindromën menopauzave. Meqë nxit djersitjen mund të përdoret në rastet e ftohurave.

caj kanelleVaji esencial:  merret nga distilimi i lëvores dhe përdoret në të gjithë botën për të trajtuar infeksionet kronike.

Druri i kanellës: nxit dhe përmirëson qarkullimin e gjakut sidomos tek personat që kanë duar dhe këmbë të ftohta. Ai gjithashtu nxit djersitjen dhe mund të përdoret për të gjitha rastet me ftohje.

Lëngu: hollohet 5 ml në një enë të vogël me ujë për të ftohurat dhe ethet.

Pluhuri: përdoret për të trajtuar rrufën dhe të ftohurin.

Vajrat esencialë: treten ne një enë me ujë të valuar disa pika dhe thithja e avujve përdoret për të qetësuar kollën dhe imitimin e rrugëve të frymëmarrjes.

Kompresa: përdoret për të qetësuar dhimbjet e kyçeve në rastet me artrit dhe dhimbjet reumatizmale./Hysni Dankshi, mjek alternativ

Postime të ngjashme

Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi