Nga Hysni Dankshi, mjek alternativ
Kanella përdoret për të gjitha gjendjet e të ftohtit duke përfshirë që nga të ftohurit e zakonshëm deri në artrite dhe reumatizma. Studimet kanë nxjerrë në pah veprimet hipoglicemike që do të thotë ul sheqerin në gjak që e bën shumë të çmueshëm në rastet me diabet.
Përbërësit: Vajra esenciale, tanin, mucilagje, gomë, sheqerna, cumarinë.
Veprimi: shëruese e plagëve, nxit djersitjen, antiseptik, antispazmatik, tonik, stimulues i tretjes, stimulues i mitrës. Porsa i përket vaji esencial, ai është një antibakterial i fuqishëm, si dhe ka veti antimykotike si dhe nxitës i mitrës.
Pjesët që përdoren:
Lëvorja e drurit të kanellës, ajo përdoret më tepër për problemet e traktit në rastet e tretjes jo të mirë, kolitit, diarresë si dhe ekstraktet alkoolike, janë përdorur kundër helikobakter pylori, bakter ky shkaktar i ulcerës së stomakut. Tjetër përdorim është në rastet e sëmundjeve të veshkave, në astmën bronkiale dhe sindromën menopauzave.
Vaji esencial, merret nga distilimi i lëvorës dhe përdoret në të gjithë botën për të trajtuar infeksionet kronike.
Druri i saj nxit dhe përmirëson qarkullimin e gjakut sidomos tek personat që kanë duar dhe këmbë të ftohta. Ai gjithashtu nxit djersitjen dhe mund të përdoret për të gjitha rastet me ftohje.
Përdorimi:
Dekokti: bëhet me lëvoren e drurit të saj, ajo përdoret për diarretë kronike dhe shqetësimet të lidhura me veshkat.
Tinkturë : hollohet 5ml në një enë të vogël me ujë për të ftohurat dhe ethet.
Pluhuri: përdoret për të trajtuar rrufën dhe të ftohurin.
Vajrat esenciale: treten në një enë me ujë të valuar disa pika dhe thithja e avujve përdoret për të qetësuar kollën dhe irritimin e rrugëve të frymëmarrjes.
Vaji për masazh: merren 10 pika nga vaji i kanellës përzihen me 25 ml vaj luledielli dhe përdoren për dhimbjet e barkut, diarre dhe djegiet e stomakut.
Dekokti: përdoret për ftohje, djegie stomaku dhe ër të stimuluar qarkullimin e gjakut. Kombinohet shumë mirë me xinxifille.
Tinkturë: hollohet 5ml në një enë me ujë të nxehtë dhe përdorimi është njësoj si dektokti.
Kompresa: përdoret për të qetësuar dhimbjet e kyçeve në rastet me artrit dhe dhimbjet reumatizmale.


