Kangoo, kërcimi më argëtues që ju ndihmon të humbisni kilogramët e tepërt

 

kercim-kangoo

Përgatiti për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Keni dëgjuar ndonjëherë për kërcimin Kangoo? Thuhet se është një ushtrim që thuhet se djeg dy herë më shumë kalori se ecja, ndërkohë që shkakton më pak tërheqje muskulore. Në një kërkim të shpejtë mund të shihni se “Te Stela Resort” ofron kurse kërcimi me këpucët Kangoo.

Çfarë është kërcim Kangoo?

Kangoo është një kërcim intensiv kardiovaskular që kombinon lëvizjet e kërcimit, vrapimin dhe hedhjen të shoqëruar me një muzikë ritmike.

Ju vishni këpucët Kangoo, të cilat duken si çizme për ski me një pjesë të poshtme në formë veze, që ndihmon gjatë kërcimit dhe shkakton më pak sforcim sesa ecja në pjesën e shpinës dhe kyçet.

Këto këpucë janë dizajnuar nga një fizioterapist kanadez për t’i ndihmuar pacientët të stërviten pasi kishin pësuar një dëmtim ose i ishin nënshtruar një operacioni.

Të njëjtin koncept të këpucëve e huazoi edhe NASA për t’i ndihmuar astronautët të stërviteshin.

Për shkak të përfitimeve të shumta dhe unike, kërcimi Kangoo cilësohet tani si revolucioni kryesor në fitness dhe industrinë e sportit. Sido që të jetë qëllimi juaj: thjesht për t’u stërvitur, për të forcuar sistemin skeletor, rënë në peshë, forcuar muskujt etj, duhet ta provoni patjetër këtë kërcim.

Më poshtë do të gjeni disa nga përfitimet e kërcimit Kangoo.

Përfitime fizike

Kurset e kërcimit Kangoo ndihmojnë për të rënë në peshë, ndërkohë që tonifikojnë dhe mbajnë trupin në formë. Ato janë të mira edhe për të rregulluar posturën, frymëmarrjen, elasticitetin e lëkurës dhe mund të ngadalësojnë procesin e plakjes.

Përfitime atletike

Këpucët Kangoo ofrojnë disa përfitime atletike unike, të cilat nuk ofrohen nga sportet e tjera. Ato ofrojnë mbrojtje të gjymtyrëve të poshtme, parandalojnë dëmtimet dhe sforcimin e trupit, ndërkohë që njëkohësisht forcojnë muskujt, lehtësojnë dhimbjet dhe ndihmojnë në rigjenerimin e indeve. Shumë fizioterapistë dhe mjekë e rekomandojnë për të rimarrë veten pas një dëmtimi.

Këpucët Kangoo ofrojnë në mënyrë argëtuese dhe të sigurt për të përmirësuar sistemin kardiovaskular, muskulator dhe skeletor.

Përfitime shëndetësore

Kërcimi me këpucët Kangoo stimulon sistemin limfatik duke pastruar kështu qelizat, eliminuar toksinat e dëmshme nga trupi dhe forcuar sistemin imunitar. Stërvitja në mënyrë të rregullt me anë të këtij kërcimi gjithashtu ndihmon në forcimin e muskujve të zemrës dhe pjesë të tjera të trupit, ndihmon këtë të fundit të luftojë sëmundjet dhe parandalon dhe kuron shumë probleme të tjera shëndetësore.

Kërcimi Kangoo ndihmon edhe për uljen e niveleve të kolesterolit dhe triglicerideve.

Përfitime psikologjike

Kërcimi me këpucët Kangoo nuk siguron vetëm një sërë përfitimesh shëndetësore dhe fizike, në një mënyrë të sigurt dhe argëtuese, por edhe një sërë përfitimesh psikologjike. Ky kërcim ndihmon për lehtësimin e stresit dhe tensionit, lufton depresionin dhe ankthin, rrit energjinë dhe pakëson lodhjen, si dhe ndihmon për të bërë një gjumë të mirë.

Ku t’i provoni?

Kontaktoni me “Te Stela Resort” dhe pyesni për orarin e kursit. Në fillim mund të keni pak frikë të kërceni me këpucët Kangoo, megjithatë trajnerët e “Te Stela Resort” do t’i keni pranë.

Përveçse do të argëtoheni dhe qeshni pa fund, do të ndiheni sikur keni bërë garë vrapimi dhe keni kaluar një orë në sauna. Mos humbisni rastin!

Për çdo interesim, ju lutemi të kontaktoni “Te Stela Sport Center” në 067 20 333 10 , “Te Stela Sport” ose në Facebook: “Te Stela”.

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç