Kaos me barnat e rimbursueshme, farmacistët: Ulja e çmimit sjell dëme të përvitshme financiare

Prej 1 marsit farmacistët janë përballur me listën e re të çmimeve të barnave të rimbursuara të dalë nga procesi i indeksimit dhe që ka sjell ulje të tyre. Ata thonë se kjo ulje e çmimeve ju faturon atyre një dëm financiar që është i përvitshëm, pasi ka një diskordancë midis çmimeve të barnave që gjenden në farmaci dhe atyre që rimburson shteti, i cili tashmë jep më pak para.

 “Kjo rënie e çmimit në mënyrë imediate sjell moskorespondim të çmimit të barit që ka farmacia me çmimin që imponon lista dhe ky dëm financiar imponohet në farmacitë e rrjetit të hapur të cilat kanë një stok”,-tha Diana Toma, farmaciste.

Por sipas Tomës, të prekur nga ky indeksim do të jenë edhe qytetarët që do paguajnë më shumë para nëse zgjedhin të mos marrin alternativën e parë të listës.

“Nqs ky qytetarë ka marr një bar jo të variantit të parë me 0 pagesë, por ka marr një variant tjetër, ka paguar 2 lek, tani do paguaj 4 dhe 6, sepse çmimet që ofrohet bari janë më të ulëta”.

Por cili është sugjerimi i ekspertëve për të zgjidhur këtë problematikë.

“Dalja e listës së barnave të rimbursueshme dhe indeksimi të bëhen në të njëjtën periudhë. Kjo do dëmtonte në mënyrë të moderuar subjektin farmaceutik dhe nuk do shkaktonte kaos”,-tha farmacistja.

Indeksimi i çmimit të barnave bëhet duke u bazuar mbi deklarimet e çmimeve të barnave që bëjnë kompanitë farmaceutike në 3 mujorin e fundit dhe tregut të monedhave të huaja. Lista e fundit e barnave e përditësuar është në korrik të 2024, ndërsa sot farmacistët përballen me çmime të reja por jo ndryshim të listës./Euronews

Postime të ngjashme

Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSHMS: Do të hetohet i gjithë procesi i kujdesit shëndetësor
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat
Po transportohej drejt Tiranës, humb jetën gruaja shtatzënë! Detajet e para