Kapacitetet spitalore të Covid-19/ Ja problemet e identifikuara

Referuar shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ku vetëm gjatë 24 orëshit të fundit u raportuan, 864 raste të reja, 4 humbje jete dhe 175 të shtruar në spitale, situata duket shqetësuese. Shqipëria mund të përjetojë një valë të re pandemie, ashtu sikurse ishte folur edhe nga ekspertët.

Një raport studimor i publikuar nga Shoqata Together for Life, me mbështjen e Fondacionit Westminster për Demokraci, i titulluar ‘Në gjurmën e parave të Covid-19’, identifikon këto probleme, si më poshtë:

Përqendrimi i trajtimit të të gjithë pacientëve të infektuar me Covid-19 në spitalet Covid (1) dhe Covid (2) në Tiranë, çoi në një rritje të punës së këtyre spitaleve, një rritje në shpenzimet e tyre për pajisjet mbrojtëse, pajisjet mjekësore, barnat dhe pajisje mjekësore, si dhe mbingarkesë dhe ekspozim i lartë ndaj virusit për personelin shëndetësor, të shoqëruara me infeksionin e një pjese të stafit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi rritjen e kapaciteteve terapeutike
intensive dhe nën intensive, duke dedikuar 500 shtretër, 80% e tyre me linja oksigjeni,
gjysma e tyre të reja (Covid-3 dhe 4), në vlerë prej 1,295,546 milion Euro.

Duke marrë parasysh që Tirana kishte 46% të numrit të përgjithshëm të rasteve të infektuara, si dhe shpenzimet e nevojshme të bëra nga MShMS për përfundimin e spitalit Covid (3) dhe për adaptimin dhe përfundimin e spitalit Covid (4), mund të themi se do të kishte qenë më efikas nëse në vend të ndërtimit të spitaleve të reja të shfrytëzohen spitalet aktuale rajonale me kapacitetet e tyre duke pasur parasysh faktin se një përqindje e madhe e tyre kanë departamente infektive dhe personel të specializuar shëndetësor. Kjo do të kishte rritur shkallën e reagimit ndaj pacientëve të infektuar. Është e nevojshme të përfitohet nga kapacitetet profesionale të specialistëve të sëmundjeve infektive në kujdesin shëndetësor parësor, si dhe të forcohen njësitë e kujdesit intensiv në spitalet rajonale, duke investuar me pajisjet e nevojshme mjekësore për të rritur efektivitetin e trajtimit të rasteve me Covid-19. Kjo gjithashtu kërkon një rritje të fondeve të buxhetit. Nga Shoqata Together for Life, me mbështjen e Fondacionit Westminster për Demokraci, i titulluar ‘Në gjurmën e parave të Covid-19’.

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi