Kapacitetet testuese në SHBA, shumë vende vuajnë mungesën e testeve

Në vijim të situatës së rënduar të covid-19, në SHBA po hasen vështirësi në testimin e qytetarëve teksa në shumë prej pikave të testimit mungojnë kitet dhe stafi shëndetësor.

Numri i të infektuarve në SHBA ka arritur 337 mijë, ndërsa të vdekurit janë 9647.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ngritur pika testimi që t’ia bëjnë më të lehtë testimin qytetarëve të tyre, teksa Virusi Covid-19 ka pushtuar botën.

Megjithatë, në disa shtete të SHBA-së, shumë prej këtyre pikave nuk janë funksionale për shkak të mungesës së kiteve për testim dhe stafit mjekësor.

Shumë shtete në SHBA po përballen me këtë problem teksa përhapja e Korona-Virusit po vendos nën presion të gjithë sistemin shëndetësor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas informacioneve të Departamentit të Shtetit, ka mbi 20 pika testimi në Uashington, Virxhinia dhe Meriland, por duke qenë se nuk ka kite të disponueshëm, shumë prej tyre janë mbyllur.

“Për t’u pajisur me kitet e testimit, jemi munduar në të gjitha format kudo që kemi pasur mundësi, kemi pyetur doktorë nga shtetet e tjerë nëse kanë në stok, kemi pyetur laboratorët të na sjellin më shumë, por e kemi të vështirë.”, thotë George Cedrak, doktor në qendrën e emergjencave në SHBA:

“Për t’u testuar për Korona-virus, një shtetas Amerikan duhet të këtë më parë dokumentacionin e duhur nga doktori i familjes. Këtu nuk përfshihet 10% e popullsisë që nuk ka sigurim shëndetësor. Por kontakti dhe përqindja e infektimit midis kësaj kategorie është shumë e lartë. Kështu që pikat e testimit, nuk arrijnë të mbulojnë të gjithë kategoritë e popullatës”, Chen Xi, As.profesor pranë Universitetit “Yale”.

Për momentin, kapacitetet testuese ndaj COVID-19 mund t’i përgjigjen vetëm nevojave të shtetit të Nju Jorkut, por shumë shtete të tjerë në SHBA kanë hasur probleme me nevojat për kite testuese.

Postime të ngjashme

Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
VIDEO/ Pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt