Karakteristikat e njerëzve me grup gjaku A

Përsa i përket personalitetit të personave me grup gjaku A, ata janë seriozë, të duruar, të qetë dhe të ftohtë. Kanë karakter grupi Akoherent, mund t’u keni besim, por janë shumë kokëfortë. Personat me këtë grup gjaku mundohen të jenë të drejtë dhe përpiqen të gjejnë rezultatin ideal në çdo situatë. Ata i kryejnë detyrat me seriozitet dhe qëndrueshmëri.

Personat me grupin e gjakut A kanë tendencën ta mbajnë veten të ndarë nga të tjerët dhe nuk i ndajnë mendimet e tyre me këdo.

Njerëzit me këtë grup gjaku stresohen shpesh dhe një sërë rreziqesh shëndetësore janë të lidhura me ta. Ata kanë një shanc rreth 20% më të madh për t’u prekur nga sëmundjet e stomakut dhe një rrezik rreth 5% më të lartë për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës në krahasim me grupet e tjera të gjakut.

Çuditërisht, personat me këtë grup gjaku në përgjithësi nuk pickohen nga mushkonjat.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj