Kardiologët rekomandojnë masazhin për të qenë të shëndetshëm

masazh 3

Dr. Joel Kahn, një kardiolog, kohët e fundit shkroi rreth studimit të tij në lidhje me përfitimet e masazhit për shëndetin në përgjithësi. Rezultatet e disa studimeve mbështesin pohimin e dr.Kahn se shumë prej nesh mund të përfitojnë nga masazhi.

Në një studim në vitin 2008 studiuesit vëzhguan 263 vullnetarë që bënin masazh 45-60 minuta. Ulja mesatare e tensionit të gjakut ishte e dukshme dhe normat e regjistruara të zemrës në përgjithësi, binin me 10 rrahje në minutë.

Në fillim të vitit 2013 u vëzhguan pesëdhjetë njerëz me presionin të lartë gjaku . Ata duhet të bënin ,15 minuta masazh, tri herë në javë për një total prej 10 seancash. Siç ishte parashikuar, grupi i njerëzve që bënin masazh patën ulje të presionit të gjakut për disa ditë pas masazhit. Kohët e fundit 8 gra me presion të lartë gjaku iu nënshtruan një masazhi për 60 minuta një herë në javë, për 4 javë rresht.

Studimi tregoi se trupi i tyre ishte më i shëndetshëm pas masazhit .Shumë studime të tjera janë planifikuar për të mësuar më shumë se si luhatet niveli i hormoneve pas masazhit .Sipas Dr.Kahn masazhi të ndihmon në përmirësimin e presionit të gjakut, pagjumësinë , lehtësimin e disa simptomave të sklerozës, dhe luftimin e dhimbjeve të sëmundjes së kancerit.

Nëse gjatë masazhit përdoren edhe praktika të tjera të tilla si akupunkturë, yoga, Tai Chi ose meditim, ndikimi i tyre në presionin e gjakut mund të jetë edhe më i theksuar.

Përgatiti: Atila Islamaj

Postime të ngjashme

5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen