Kardiologia Liko: Ja rreziqet që i vijnë zemrës nga temperaturat e larta

Temperaturat e larta të cilat prej ditësh kanë pushtuar vendin tonë po ndikojnë gjithnjë e më tepër tek shëndeti i qytetarëve, kryesisht tek ata të cilët vuajnë nga sëmundjet kardiake. Simptomat e lodhjes nga i nxehti janë dhimbja e kokës, djersitja e shtuar, dobësia dhe urinimi me ngjyrë të errët. Simptoma që flasin për një urgjencë janë kriza hipertensive, temperaturë e lartë e trupit, pulsi i dobët, të dridhurat, gjendjet e konfuzit. Në raste të tilla duhet drejtuar menjeherë tek një mjek specialist.

Mjekia kardiologe Manjola Liko shprehet për gazetën Shëndeti se kjo është një përiudhë mjaft delikate ku duhet treguar shumë kujdes nga qytetarët, sidomos nga ata të cilët vuajnë nga probleme të zemrës. “Numri i pacientëve është rritur, më të riskuar janë të sëmurët kronikë, moshat e vjetra dhe fëmijët të cilët kanë një rritje të sëmundshmërisë, hospitalizimeve dhe vdekshmërisë.”

“Trajtimi sigurisht ndryshon nga rasti në rast sipas diagnozës bazë që kanë pacientët. Pacientët që paraqiten me vlera të larta të presionit arterial duhet të bëhet një ulje sa më e shpejtë e vlerave të presionit. Pacientë me insuficiencë kardiake shpesh nga i nxehti përfundojnë me dekompesim të gjendjes së tyre  dhe trajtimi i tyre  është kompleks duke rregulluar një sërë parametrash.  Temperaturat e larta nxisin edhe atakun kardiak. Për trajtimin e tij ka një protokoll standart që ndiqet, hipertensioni i patrajtuar mbart  një sërë komplikacionesh si sëmundje ishemike të zemrës risk të lartë për  infarkt , insuficiencë kardiake , insuficiencë renale . “

Dr. Manjola Liko u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të kryejnë kontrolle sa më të shpeshta mjekësore sidomos për individët  që në përditshmëri ndiejnë një rëndesë nga gjendja e tyre normale.

Më tej ajo shprehet duke thënë se e rëndësishme është gjithashtu që :“ Gjatë këtij sezoni te konsumohen sa më shume uji, frutat, perimet, lëngjet e nevojshme, ushqimet me përmbajtje të lartë të vitaminave dhe mineraleve dhe ushqimet e lehta. Nuk rekomandohet të përdoret shumë kafja, alkooli apo lëngjet me sheqer dhe lëngjet e gazuara sepse shtojnë dehidrimin.”

Për të evituar çdo lloj problemi, qoftë ky kardiak apo probleme të tjera në organizëm e mira është që në këto ditë të nxehta të evitojmë çdo lloj aktiviteti jashtë, në fashën e orarit 10:00- 16:30, pikërisht atëherë kur edhe temperaturat janë më të larta.

Postime të ngjashme

Alarmi për virusin Nipah, 7 pyetje dhe përgjigje që duhet të dimë
OBSH: Rreziku i virusit Nipah është i ulët në Indi, nuk ka shenja përhapjeje
Kuvendi miraton ligjin që mbron gratë nga dhuna, risi trajtimi psikosocial/mjekësor i dhunuesit
Virusi vdekjeprurës i përhapur në Indi rrit frikën e një pandemie tjetër! Gjithçka që duhet të dini rreth “Nipah”
Qumështi formulë APTAMIL me baktere të rrezikshme, AKU urdhëron tërheqjen nga tregu
Nuk është ai i gjirit, ja lloji i kancerit që po shkakton më shumë vdekje te moshat nën 50 vjeç
Konferenca e profesionistëve të kujdesit shëndetësor - 12 Maj 2026
Studimi: Qëndrimi zgjuar gjatë natës rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru