Karta e Shëndetit, ja hapat për aplikimin dhe marrjen nga interneti (me foto)

Arlinda Gjypi, gazeta “Shëndet+”

Karta e Shëndetit për të gjithë ata që duan ta rinovojnë, duke filluar që sot (25 shkurt), mund të realizohet online. Fatjon Ferko, këshilltar i drejtorit të Përgjithshëm të FSDKSH-së, u shpreh për gazetën “Shëndet+” se duke filluar që sot “në të gjithë Shqipërinë pajisja me kartë shëndeti do të zgjasë vetëm pak minuta”.

“Tashmë nuk duhen më shumë dokumente. Mjafton që individi të shkojë me kartën e identitetit në qendrat shëndetësore dhe sistemi i ngritur prej nesh verifikon nëse ai është i papunë, i punësuar, pensionist apo i një statusi tjetër. Dhe menjëherë ai pajiset me kartën e shëndetit”, u shpreh Ferko.

Ndërkohë rinovimi mund të realizohet drejtpërdrejt online. Arjan Qoku, drejtor i Drejtorisë së Informacionit dhe Analizës Statistikore në FSDKSH thtoë se një procedurë e tillë ka eliminuar letrat dhe u jep më shumë mundësi, sidomos personave që punojnë në administratë dhe janë të pamundur për të lëvizur.

“Tashmë secili prej nesh mund ta marrë kartën e shëndetit direkt nga kompjuteri i tij. Mjafton që të jeni të regjistruar te mjeku i familjes dhe pastaj ju mund të pajiseni lehtësisht me kartë përmes sistemit”.

Personat mund ta realizojnë këtë duke u futur në faqen e-albania.al dhe të ndjekin hapat e mëposhtëm:

Karta 1

Lart në të majtë shtypni butonin “+” për “Regjistrohu”

karta 2

Në tabelën që do t’ju dalë fusni të dhënat tuaja. “Kodi i përdoruesit” nënkupton numrin personal që ndodhet në kartën tuaj të identitetit.

karta 3

Në numrin e celularit që keni dhënë do t’ju vijë një kod me katër numra, të cilin duhet ta fusni në tabelën e mësipërme.

karta 4

Më pas do t’ju dalë kjo tabelë. Nëse dëshironi të bëni aplikimin për kartën e shëndetit, shkruani fjalën “karte” dhe do t’ju shfaqen disa alternativa, mes tyre edhe aplikimi për kartën e shëndetit.

karta 5

Në faqen që ju del, shtypni “Përdor”.

karte 6

Në faqen që do t’ju hapet do t’ju dalin të dhënat tuaja. Pak më poshtë do të keni edhe arsyen pse doni të pajiseni me kartë shëndeti. Klikoni njërën nga katër arsyen që ju përshtatet.

Në fund të faqes klikoni butonin “Apliko”.

karta 7

Më pas do t’ju shfaqet karta juaj e shëndetit e rinovuar. Printojeni! Ajo ka një bar kod e cila njihet kudo që shkoni dhe përbën sigurinë se ju jeni personi përgjegjës i kartës.

karta

Në rast rikthimi për të parë kartën tuaj, do të përdorni butonin “Hyr”,  do të shtypni butonin “Identifikimi i qytetarëve/bizneseve me fjalëkalim” dhe do të kërkoni “Gjenerim i kartës së shëndetit”.

 

 

 

 

Postime të ngjashme

Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt