Karta e shëndetit, nesër afati i fundit

Aplikim i kartes 2

Afati i vlefshmërisë së librezave të shëndetit skadon më 30 prill. Pas kësaj date çdo individ do të përfitojë vizita falas dhe do të përfshihet në sistemin mjekësor vetëm me kartë shëndeti.

FSDKSH bën me dije se pas datës 30 prill në të gjitha institucionet shëndetësore në vend nuk do të shërbehet për qytetarët e pa pajisur me kartë shëndetit. Qytetarët duhet të paraqiten në sportelet e FDSKSH-ës ose të aplikojnë përmes portalit www.ealbania.al për t’u pajisur me këtë dokument.

Karta e Shëndetit është dokumenti i vetëm identifikues pranë dhënësve të shërbimit i kategorive të përfitimit për të gjithë popullsinë. Sipas të dhënave të marra nga institucioni, gjatë vitit 2015 janë shpërndarë rreth 692500 karta. Ndërsa këtë vit, deri në fillim të prillit, janë shpërndarë 539 998 karta shëndeti dhe rreth 6955 të tilla janë lëshuar online./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni