Karta e shëndetit, përse shërben dhe si nxirret

Kartat e shëndetit kanë filluar të shpërndahen në Tiranë dhe në rrethe. Kjo kartë që do të zëvendësojë hap pas hapi librezën shëndetësore. Kjo do të thotë se të gjithë të siguruarit që kanë një librezë të vlefshme, nuk kanë nevojë ta zëvendësojnë menjëherë atë me kartën e re, por fillimisht do të përfitojnë ata persona të cilëve libreza e shendetitu ka mbaruar apo skaduar libreza e shëndetit.

Avantazhi kryesor i kartës së shëndetit lidhet me lehtësimin e pacientëve dhe shkurtimin e kohës së marrjes së shërbimeve shëndetësore. Më konkretisht:

Karta e Shëndetit lehtëson pacientët, sidomos pensionistët apo veteranët, të cilët nuk kanë nevojë të rinovojnë periodikisht kartën, sikurse ndodh sot me konsumimin e fletëve të librezës së shëndetit. Më konkretisht, një pensionist i cili sot ka një librezë shëndetësore dhe i kanë mbaruar fletët e librezës –  duhet të shkojë në të njëjtën pikë ku merr sot Librezën e Shëndetit, dhe të ketë me vete librezën e vjetër dhe kartën e identitetit. Punonjësi i FSDKSH në pikën e shpërndarjes – i printon në vend kartën e re – të cilen e ka përgjithmonë, pra nuk ka nevojë ta rinovojë.

Falë Kartës së Shëndetit, shkurtohet edhe koha e pritjes së pacientëve sa herë vizitohen pranë mjekut të familjes, pasi mjekët nuk do të jenë më të detyruar të plotësojnë faqet e librezës për çdo recetë të lëshuar.

Pacienti do të marrë më shpejt shërbimin në farmaci për recetat e rimbursueshme, pasi evitohet koha e pritjes për regjistrimin e fletëve të librezës.

Një tjetër avantazh i Kartës së Shëndetit është se ajo është e printuar, ndërsa libreza shëndetësore plotësohet me dorë.

Gjithashtu, karta realizon lidhjen e ID-së kombëtare me personin përfitues, duke ofruar mundësi për shkëmbimin e të dhënave me institucione të tjera në sistem.

Drejtori i FSDKSH-së, Astrit Beci, tha dje se “që në fillim dua të theksoj se ndryshe nga libreza, karta është falas dhe qytetarët do ta përfitojnë sipas kategorisë së cilës i përkasin, pranë pikave të shpërndarjes të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor”.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak