Kryefaqja Lajm kryesor Kartilagu dhe Osteoartriti, trajtimet e reja

Kartilagu dhe Osteoartriti, trajtimet e reja

0
Shpërndaje

Dr. Ervin Jonuzi, kirurg ortoped

Kartilagu është sipërfaqja mbështjellëse e nyjeve artikulare. Është elementi kryesor i pa studiuar deri në fund. Dhe si rezultat, nga të dhënat e fundit botërore ne kemi një rritje të numrit të invaliditetit. Në SHBA, 27 milion vetë preken nga osteoartriti, shkaku kryesor i të cilit është dëmtimi i shtresës së kartilagut dhe mostrajtimi i tij në momentin e duhur.

Kocka është sistemi bazë mbajtës i trupit të njeriut. Ajo rritet në proporcion të drejtë me sforcon që asaj i ushtrohet. Sa më shumë kohë dhe stres aq më shumë ajo trashet dhe densiteti i saj rritet. Të dhënat e fundit rekomandojnë kërcimet e lehta si një nga mënyrat më efikase për parandalimin e osteoartrit dhe osteoporosës. Kuptohet që është tepër vonë pritshmëria e ripërtëritjes nëse ky sport fillohet mbas të 50.

Nyja artikulare është organi që na ndihmon në lëvizshmërinë tonë. Ajo bëhet e mundur në sajë të muskujve dhe ligamenteve. Nyja artikulare krahasohet me një “kushinetë” ku duhet të kemi një nivel perfekt të vajit lubrifikues në mënyrë që të krijohet fërkimi artikular. Sipërfaqja mbështjellëse e kartilagut duhet të jetë e lëmuar dhe me një trashësi të caktuar në varësi të moshës dhe aktiviteteve fizike për të bërë të mundur mbajtjen e peshës. Strukturat shtesë që ndihmojnë në amortizimin e njëtrajtshëm të nyjës artikulare.

Jeta pasive në moshat e vogla, pamundësia e forcimit të kockave dhe muskujve mund të jenë shkaku kryesor i fillimit të osteoartrozës. Muskujt dhe ligamentet e paformuar do të kenë të vështirë mbajtjen e balancës dhe do të bëjnë të mundur avancimin e kësaj patologjie.

Në ditët e sotme fokusi kryesor i kësaj patologjie është njohur ai mbi osteoartritin. Nga statistikat mund të thuhet që artroplastika me endoproteza ka arritur majat e perfeksionizimit. Fundja fundit është zgjidhja përfundimtare, dhe normalisht që po shkon drejt perfeksionizimit, materialet implantuese krijojnë filozofi të reja funksionimi dhe shkrirjet e elementeve sa më jetë gjatë. Dhe kjo kuptohet që konvertohet në një kosto për të gjithë. Kjo nuk dukej si zgjidhje definitive dhe u kthyem te faza kur vetë osteoartriti duhet të njihej pak më mirë dhe të shikoheshin forma të reja të menduarit.

Osteoartriti duhet të diagnostikohet në fazat e hershme. Rritja e teknologjisë dixhitalizuese na jep mundësinë e shikimit të  prishjes së kartilagut që në fazat e para.

Trajtimet e reja:

  • Trajtimet e sëmundjeve me metoda biologjike.
  • Zëvendësimet e lëngjeve artikulare në fazat e hershme, kjo gjë bëhet me marrjen e gjakut të vetë pacientit dhe aplikohet brenda nyjës artikulare.
  • Trajtimet e reja rigjeneruese me formën e qelizave stem cell biologjike.
  • Trajtimet e izoluara të artikulave nëpërmjet mbushjeve me Chondrocyte Gel të aplikuara në mënyra miniinvazive.
  • Është duke u punuar shumë SMO4690 si molekulë e modifikueshme për të bërë trashjen e kartilagut dhe parandalimin e osteoartritit./ Shendeti.com.al

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here