Nga pastiçieri Flugert Muho:
- Ujë 400 gr
- Sheqer 180 gr
- Lidhës (akulloresh) 18 gr
- Qumësht pluhur 40 gr
- Pana 400 gr
Përgatitja
- Uji, sheqeri, lidhësi dhe qumështi pluhur hidhen në një tenxhere dhe përzihen ndërsa tenxherja është në zjarr 25-30 gradë. Përzihen derisa masa bëhet kompakte e trashë.
- Në këtë moment hidhet edhe pana dhe përzihen avash- avash derisa masa të bëhet kompakte. Pastaj hidhet nëpër forma ose thjesht e hedhim në një tepsi dhe e lëmë të ftohet. Kur ka arritur ftohjen e mjaftueshme, e fusim në frigorifer, në ngrirje.
- Pas dy orësh në ngrirje është gati për t’u ngrënë.


