Kastravec dhe hudhër: ja si t’i përdorni për të ulur tensionin e lartë dhe nivelin e kolesterolit të keq

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Tensioni i lartë i gjakut është një kusht shëndetësor shumë i përhapur tek njerëzit. Sipas statistikave thuhet se më shumë se 40% e të rriturve mbi 25 vjeç janë të prekur nga tensioni i lartë i gjakut. Hipertensioni i paraprin sëmundjeve të tjera që mund të rezultojnë të rrezikshme për shëndetin të tilla si sulmet në zemër, goditjet në tru etj.

kastravec me hudherNdërsa niveli i lartë i kolesterolit të keq është një tjetër kusht shëndetësor që mund të ndikojë në sëmundjet e zemrës. Kolesteroli i keq vjen si pasojë e dietës së varfër ushqimore, pasivitetit etj.

Për të ulur nivelin e lartë të kolesterolit të keq dhe për të ulur tensionin e lartë të gjakut përdorni sallatë me hudhra dhe kastravec.

Hudhra: është e njohur si një nga bimët më të mira medicinale. Hudhra është e dobishme për uljen e tensionit të lartë të gjakut, uljen e nivelit të kolesterolit të keq, parandalon sëmundjet e zemrës, sulmin në zemër, aterosklerozën etj.

Kastraveci: është i pasur me ujë, kalium, magnez dhe fibra. Kaliumi është një nga mineralet më të dobishme për shëndetin e zemrës. Fibrat dhe uji nga ana tjetër promovojnë rënien në peshë, gjë shumë e rëndësishme për njerëzit që vuajnë nga hipertensioni dhe kolesteroli i lartë.

Bëni sallatë me kastravec, hudhra dhe vaj ulliri, mund t’i shtoni pak uthull dhe kripë. Hajeni çdo ditë në drekë dhe do të shikoni përmirësime të dukshme në këto kushte shëndetësore.

Burimi: Step to Health

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?