Katër ditë agjërim në muaj zgjasin jetën

Agjërimi përmirëson shëndetin, lufton plakjen dhe, në perspektivë, zgjat jetën. Pohimi nuk bazohet më në një batutë të gjyshërve apo nga ndonjë njeri që bën jetë të izoluar, por tek një kërkim i botuar në revistën shkencore amerikane “Cell Stem Cell”.

agjerim“Një periudhë e gjatë agjërimi, e menaxhuar siç duhet nga specialistët, sjell ndryshime në sistemin imunitar dhe një rigjenerim, duke nxitur rinimin e qelizave staminale”, shpjegon Valter Longo, profesor i biogerentologjisë dhe drejtor i Universitetit të Kalifornisë Jugore në Los Anxhelos, i cili ishte në krye të grupit që kreu studimin.

Shkolla kaliforniane njihet për studimet e saj mbi plakjen duke qenë kështu në krye të studimeve në këtë fushë. “Për gjashtë muaj, – saktëson Longo, i kemi bërë vullnetarët që t’i nënshtrohen një periudhe agjërimi 4-ditore duke parë se si trupi në këtë kohë lirohet nga qelizat e padobishme, ndërsa nxitej të vinte në aksion në mënyrë të natyrshme, siç ndodhte në momentet e lindjes dhe rritjes, qelizat staminale të afta për të siguruar rigjenerimin”.

Ky studim është kryer fillimisht tek minjtë, ndërsa tani tek njerëzit. Ky studim shkon edhe më tej, duke parë se si agjërimi ndihmon njerëzit që i janë nënshtruar edhe cikleve të kimioterapisë, duke zhvilluar një veprim mbrojtës nga efektet kolaterale dhe nga dëmet e provokuara sistemit imunitar.

“Mendojmë, – shton Longo, – se kjo praktikë e ushqimit favorizon eliminimin e qelizave anormale, siç janë edhe qelizat kancerogjene”.

Përgatiti: Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë
Plumbat e gomës: çfarë janë dhe sa të rrezikshme janë për shëndetin?
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës
FOTOLAJM/ Protestuesit goditen me plumba gome
Përleshja me policinë, një protestues mbetet i lënduar në kokë. Mjekët i japin ndihmën e parë
Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital
CNN: Prindërit po shtyjnë gjithnjë e më shumë vaksinimin e fëmijëve, trend po aq shqetësues sa refuzimi i vaksinave