Bipolariteti është një gjendje depresive emocionale, e cila shkaktohet nga një kombinim faktorësh biologjikë e psikologjikë, fizikë e mendorë. Tek personat me çrregullim bipolar dy zona kyesore të trurit përmbajnë 30 përqind më shumë qeliza që dërgojnë sinjale tek qelizat e tjera të trurit. Këto qeliza të
tepërta dërguese-sinjalesh mund të krijojnë një stimulim të tepruar të trurit, shenja të çrregullimit bipolar. Trajtimi i suksesshëm i çregullimit bipolar është qëllimi i shumë psikologëve dhe studiuesve.
Aktorja Katerinë Zeta Xhons (Katherina Zeta Jones), 45 vjeçe, është një nga personat që ka vuajtur nga kjo sëmundje.
Në vitin 2011, edhe pse ndodhej në mes të projekteve të mëdha lidhur me profesionin e saj, mori vendimin për të bërë një kontroll të hollësishëm dhe për të marrë ndihmën e nevojshme për të kuruar këtë sëmundje.
Aktorja e famshme kaloi 15 ditë në pavionin e specializuar për kurimin e shëndetit mendor në një spital të Nju Jorkut. Specialisti i shëndetit mendor, Stefani Ueis, pohon se vendimi për të filluar kurimin ishte shumë i vështirë për Zeta Xhonsin, por ishte gjëja më e mirë që mund të bënte për të rifituar shëndetin e saj.
“Çrregullimi bipolar është një sëmundje shumë serioze mendore dhe është tepër e vështirë të bashkëjetosh me të, sidomos kur e gjithë vëmendja e Hollivudit është tek ti”, thotë aktorja.
Natyrisht që asaj i nevojitej të bënte një pauzë nga bota e televizionit në mënyrë që të rekuperonte shëndetin mendor, por e pati shumë të vështirë t’ia raportonte këtë vendim medias dhe fansave të saj. /Përgatiti: Elena Beta


