Nga hipertensioni te diabeti, sëmundjet që mund të shkaktojë obeziteti

hipertensioni

Obeziteti nuk lidhet vetëm me rritjen e peshës trupore, por edhe me një sërë problemesh shëndetësore që mund të ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e jetës. Hipertensioni, diabeti, çrregullimet e yndyrnave në gjak, problemet me kyçet dhe apnea obstruktive e gjumit janë disa prej komplikacioneve që mund të shoqërojnë këtë sëmundje.

Endokrinologia Dr. Sara Zavalani, e ftuar në ciklin e podcasteve “Obeziteti – Le të flasim për të”, shpjegoi se rritja e masës dhjamore mund të sjellë pasoja të ndryshme për shëndetin, duke theksuar rëndësinë e parandalimit dhe trajtimit të komplikacioneve.

“Shtimi i masës dhjamore mund të çojë në probleme si hipertensioni, dislipidemia, pra çrregullimet e yndyrnave në gjak, diabeti ose prediabeti, që lidhen me rritjen e sheqerit në gjak, si dhe osteoartriti, që prek kyçet. Gjithashtu, obeziteti mund të shoqërohet me apnenë obstruktive të gjumit, pra ndalesa të përsëritura të frymëmarrjes gjatë natës, si dhe me disa lloje tumoresh”, u shpreh mjekja.

Sipas Dr. Zavalanit, obeziteti konsiderohet një sëmundje dhe komplikacionet e tij nuk shfaqen domosdoshmërisht te çdo person. Megjithatë, personat që jetojnë me obezitet kanë rrezik më të lartë për zhvillimin e problemeve të ndryshme shëndetësore, ndaj parandalimi dhe monitorimi i tyre janë të rëndësishëm.

Mjekja theksoi se këto komplikacione duhen identifikuar dhe trajtuar në kohë, duke qenë se disa prej tyre mund të shfaqen edhe në të ardhmen. Ndjekja mjekësore dhe vlerësimi i faktorëve të rrezikut janë hapa të rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit të personave që jetojnë me obezitet.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?