Kryefaqja Aktualitet Katrahurë me laboratorët e analizave, licenca shitet për 100 mijë lekë të...

Katrahurë me laboratorët e analizave, licenca shitet për 100 mijë lekë të vjetra, 1 mjek në 4 klinika njëherësh

0
Shpërndaje

Laboratorët për kryerjen e analizave mjekësore janë shtuar frikshëm në vendin tonë,  aq sa në rrugët e Tiranës ka më shumë laboratorë se byrektore.

Emisioni “Stop” ka trajtuar këtë problematikë pas një denoncimi në redaksi, që lidhet me mjekët specialistë të laboratorit. Sipas denoncueses e kanë kthyer licencën në mjet pazari, duke e shitur për 100 mijë Lekë të vjetra.

“Licencat e mjekëve laboratorë në Shqipëri janë kthyer në pazare, por shiten për 100 mijë Lekë të vjetra. Po hapen klinika pa fund, mjafton të kenë licencën e një mjeku aty të varur në mur dhe mund të punojnë rehat. Unë personalisht jam në 2 laboratorë dhe nuk kam mundësi që të jem në 3-4, është e pamundur nuk kam kohë fizike për t’ia dalë. Por, ndërkohë që të funksionojë një klinikë me një laborator duhet me patjetër që ta ketë mjekun aty. Nuk i mjafton vetëm letra në mur”, tha për mikrofonin e emisionit “Stop” denoncuesja.

Klinikat mjaftohen vetëm me licencën në mur, pasi janë 827 laboratorë të licencuar në vend e vetëm 185 specialistë, mjekë laboratori klinikë, biokimikë dhe mikrobiologë.

Qytetarja: Si jeni? Doktoreshë X.. dua të takoj pak, të lutem!

Recepsioni: Doktoreshë X…?

Qytetarja: XXX, mjekja e laboratorit!

Recepsioni: Po! Po kush jeni juve?

Qytetarja: Dua të diskutoj diçka me doktoreshën!

Recepsioni: Po doktoresha për momentin nuk është këtu tani.

Qytetarja: Kur vjen? Që ta pres!

Recepsioni: Po përgjithësisht pasditeve.

Qytetarja: Të lutem, për të shkuar te laboratori, nga duhet të shkoj?

Doktoresha: Një kat më sipër, ec drejt!

Qytetarja: Doktoreshë XXX desha!

Doktoresha: Atje e ke te laboratori.

Qytetarja: Si jeni? Të lutem, të të pyes, ka ardh gjë doktoreshë XXX?

Informacioni: Nuk e kam parë.

Qytetarja: Hë?

Informacioni: Nuk e kam parë.

Qytetarja: Si jeni?

Personeli: Mirë!

Qytetarja: Doktoreshë XXX ka ardh?

Personeli: XXXX? Ja, një sekondë! Akoma!

Qytetarja: S’ka ardhur akoma?

Personeli: Jo!

Qytetarja: Faleminderit!

Po në Tiranë një tjetër mjeke laboratori është në 2 laboratorë, pedagoge dhe në QSUNT.

Qytetarja: Si kaluat?

Informacioni: Si jeni?

Qytetarja: Doktoreshë XXX, ka ardhur? XXXX?

Informacioni: Doktoreshë X?

Qytetarja: Po!

Informacioni: Sapo u largua.

Qytetarja: Ç’a ore vjen pak a shumë?

Informacioni: Sot s’e di, a vjen dot më.

Qytetarja: Nesër ç’a ore e gjej këtu?

Informacioni: Ja ta pyes fiks, se nuk e di ajo vjen, nuk është se ka një orar të caktuar në laborator.

Qytetarja: E kuptoj!

Qytetarja: Doktoreshë X ka ardhur? X..?

Informacioni: Doktoresha nuk është këtu për momentin.

Qytetarja: Vjen vetëm me orare me…

Informacioni: Po! Doktoresha është në mësim për momentin. T’ju jap unë numrin e saj dhe shkruaji në “Whatsapp”!

Kjo do të thotë, që 1 mjek duhet të jetë në 4 klinika njëherësh. Urdhri i Mjekut nuk merret me kontrolle, ndërsa Inspektoriati i Punës mjaftohet vetëm me dokumentacionin.

Sipas mjekut Ilir Alimehmeti, në vendin tonë nuk ka ente, që të kontrollojnë cilësinë e laboratorëve dhe kjo përbën problem për shëndetin e popullatës./tvklan

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here